Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë identifikuar 28 qytetarë të infektuar me COVID-19, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën.
Rastet pozitive me virusin kanë dalë nga 282 testime që janë kryer, nga ku rezultuan edhe 228 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 323,277 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht janë 2215 qytetarë aktivë me COVID-19 në vend, 18 prej të cilëve janë të shtruar në spital.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin kundër COVID-19.
Statistika (5 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 228
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 282
Testime totale 1,966,080
Raste pozitive 329,075
Raste të shëruara 323,277
Raste Aktive 2,215
Humbje jete 3,583
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 977
Fier 231
Shkodër 194
Elbasan 181
Durrës 156
Korçë 153
Vlorë 124
Gjirokastër 58
Berat 58
Dibër 43
Lezhë 33
Kukës 7