Të paktën 28 persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi eksplozivësh gjatë mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, në provincën verilindore të Takhar, në Afganistan.
Mediat bëjnë të ditur se një varg sulmesh me bomba tronditën këtë të shtunë zonën e Takhar në Afganistan, pas shërthimeve të fuqishme që ndodhën në qëndrat kryesore të votimit. Mësohet se mes numrit të madh të viktimave ishin edhe zyrtarë të sigurisë dhe civilë ndërsa deri më tani asnjë grup i militantëve talebanë për të cilët ekzistojnë dyshimet nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Sipas mediave pesë kandidatë janë vrarë deri tani në sulme të veçanta dhe të tjerë janë rrëmbyer nga militantët e forcave telebane në Afganistan. Ndërkohë grupet e militanteve telebanë të cilët grupin e tyre e njohin me emrin “Operacioni I Omarit” kanë paralajmëruar se “do të rrisin sulmet në shkallë të gjerë mbi pozicionet e “armikut” në gjithë vendin”.