28 vite nga rrëzimi i bustit të Enverit/ Ja si e kujtojnë politikanët shqiptarë

28 vite nga rrëzimi i bustit të Enverit/ Ja si e kujtojnë politikanët shqiptarë

Rrezimi i bustit të Enver Hoxhës

Me 20 shkurt 1991, shqiptarët rrëzuan bustin e ish-diktatorit Enver Hoxha. 28 vite më vonë politikanët shqiptarët kanë kujtuar këtë ditë historike për demokracinë në Shqipëri. Mirela Kumbaro, Edi Paloka dhe Tritan Shehu kanë pulikuar në profilet e tyre zyrtare foto nga dita e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit duke e quajtur atë një ditë të mbushur me emocione.

Ish-Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e kujton 20 shkurtin si një ditë ku jetoi emocionet e permbysjes se perbindeshit dhe te keputjes se prangave te diktaturës.

Postimi i Mirela Kumbaros

Deputeti Demokrat, Edi Paloka e kujton 20 shkurtin si një ditë të përjetuar personalisht, pasi ishte një ndër personat që u ndodhën në 1991 mes turmës që rrëzoi bustin e Enverit.

Postimi i Edi Palokës

Ndërkohë edhe Tritan Shehu, si një kontribues i asaj dite thotë se po i ndjen sërish emocionet e asaj dite, duke e lidhur protestën e vitin 1991 me protestën e opozitës të paralajmëruar për ditë e nesërme.

Postimi i Tritan Shehut

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!