Goditi për vdekje 31 herë me thikë gruan shtatzënë në sy të 2 fëmijëve, autori gjendet i pajetë! Prindërit e viktimës: I shoqi s'ka pasur probleme mendore

29 vjeçari Demokrat Medinaj, i cili goditi për vdekje 31 herë me thikë gruan e tij, 28-vjeçaren Irvana Hyka, 6-javëshe shtatzënë, pasditen e djeshme në lagjen "Sheq i madh", Fier, është gjetur i pajetë sot.

Rreth orës 10:20, në vendin e quajtur "Vija e ngjalës", 29 vjeçari është gjetur pa shenja dhune. Dyshohet se pasi vrau në mënyrë makabre gruan e tij, 29 vjeçari është vetëvrarë. Trupi i tij është transportuar në morgun e spitalit për t'iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Familjarët e Irvana Hykës kanë treguar se 28 vjeçara ka lënë pas 2 fëmijë të mitur. Sipas të afërmeve çifti nuk kishin probleme me njëri-tjetrin, kësisoj ata nuk dinë një arsye pse mund të ketë ndodhur vrasja.

Për sa i përket autorit, nëna dhe babai i 28-vjeçares thonë se ai nuk ka pasur asnjë problem mendore, sikurse u aludua. Arsyen se pse dhëndri i tyre u ka vrarë vajzën e tyre, thonë se nuk e dinë, por për të kanë pasur një opinion të mirë.

“Ne thjesht kemi tërhequr trupin dhe s'dimë asgjë. Ka qenë opinion shumë i mirë për të, ka qenë i pastër, ska asnjë arsye të fortë. Por nuk e dimë pse ka ndodhur. Ato që merrni andej dhe mi sillni mua se ka dalë me probleme mendore sjanë të vërteta fare. Nuk është momenti tani të falsim. Se pse ka ndodhur nuk e dimë", thonë nëna dhe babai i 28 vjeçares.

“Ata kanë qenë familje e mirë, nuk flasim dot për atë punë. Ata kishin ca bagëti pulari punonin, të dy çunat”.

“Di që nuk kanë pasur probleme familjare. Lajmin e kemi marrë në mënyra private dhe nga televizionet. Ajo ka lënë 2 fëmijë të mitur. Këto gjëra do shikohen më pas”, thanë të afërmit.

Autori e ka qëlluar bashkëshorten e tij 31 herë me thikë, duke i shkaktuar plagë në të gjithë trupin si pasojë e të cilave ndërroi jetë në banesën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në sy të 2 fëmijëve të mitur, ndërsa autori Demokrat Medinaj, pas vrasjes u largua menjëherë nga shtëpia derisa u gjet sot i pajetë.

Familja hap dyert e mortit

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:08
Masakroi gruan me 31 goditje me thikë, autori u gjet i pajetë 300 metra larg shtëpisë së tij në Fier

1616063960_viktima.jpg

29 vjeçari Demokrat Medinaj, i cili goditi për vdekje 31 herë me thikë gruan e tij, 28-vjeçaren Irvana Hyka, është gjetur i pajetë 300 metra larg shtëpisë së tij.

1616054293_viktima.jpg

Ora 11:30
Sot u gjet i pajetë në Fier, autori masakroi gruan e tij 6 javëshe shtatzënë duke e goditur 31 herë me thikë

Demokrat Medinaj i cili u gjet sot i pajetë ka vrarë gruan e tij Irvana Hyka e cila ishte 6 javëshe shtatzënë duke e qëlluar 31 herë me thikë.

Ora 11:18
Vrau gruan në sy të fëmijëve, autori gjendet i pajetë në Fier (VIDEO)

Demokrat Medinaj i cili vrau dje gruan e tij Irvana Hyka në Fier, është gjetur ditën e sotme i pajetë te fusha e mbeturinave. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune. Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t'iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

"Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur "Vija e ngjalës", është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen "Sheq i madh", Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune. Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t'iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje", thotë policia.

 Demokrat Medinaj
Ora 08:54
U vra me thikë nga bashkëshorti në sytë e fëmijëve, tragjedia e nënës së re vetëm 28 vjeçe nga Fieri

Kjo është Irvana Hyka, 28-vjeçarja e cila u vra brutalisht me thikë nga bashkëshorti i saj Demokrat Medinaj në Fier.

Mësohet se autori e ka qëlluar bashkëshorten e tij disa herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin me pasoje, vdekjen në banesën e tyre ne lagjen “Sheq i madh”.

Autori i këtij krimi të rëndë që ndodhi në sy të fëmijëve të mitur, Demokrat Medinaj, nuk është arrestuar ende nga policia, pasi u largua menjëherë pas vrasjes nga banesa.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 17:20.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 18/03/2021 16:02

    TRAGJIKE PER KALAMAJT........NODHI NJE RAST I NGJAJSHEM NE VITET'90 NE NEU ULM TE GJERMANISE...SHKAKTAR DOLI NJE PERSON I TRETE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë