Të gjithë Mjekët, Farmacistët, Stomatologët, Ndihmësfarmacistët, Infermierët dhe Mamitë duhet të regjistrohen për të marrë pjesë në programin e dytë të çertifikimit. Sipas Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim janë 29 mijë e 700 profesionistë të shëndetësisë që duhet të bëjën regjistrimin deri në datën 31 Janar. “Profesionistët të cilët nuk figurojnë të regjistruar ose kanë pasaktësi në të dhënat e tyre të kontaktojnë me QKEV. Te gjithë ata profesionistë të cilët do të regjistrohen duhet të jenë te pajisur me Licencë nga urdhri profesional përkatës. Gjithashtu, të gjithë profesionistët të cilët nuk kanë licencë të vlefshme dhe figurojnë ende të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Certifikimit duhet të paraqiten pranë QKEV për të bërë çregjistrimin”, - thuhet në një njoftim të QKEV.
/Shqiptarja.com









