29 mijë aborte në 5 vite, Eglantina Bardhi: Klinikat private jashtë kontrollit të shtetit

Të dhënat më të fundit nga ISHP sipas të cilave në 5 vitet e fundit ka patur 29 mijë aborte, ishin temë e diskutimit sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ku të ftuarat analizuan shkaqet dhe pasojat e numrit të lartë të aborteve. Eglantina Bardhi, drejtoreshë e shoqatës “Together for Life” që së fundmi ka kryer një studim të thelluar mbi abortet selektive, tha se problem mbeten klinikat private të cilat duket se janë jashtë kontrollit të institucioneve shtetërore.

Unë vazhdoj të theksoj, problem i jashtëzakonshëm mbetet sistemi privat, pra klinikat private që kryejnë aborte. Madje nga investigimet tona ka rezultuar që ka klinika që nuk ka kushtet teknike për të kryer abortet. Ligji është njësoj për të gjithë. T'ju jap një fakt shumë interesant, ne i kemi kërkuar Inspektoriatit të Shëndetësisë që është edhe kompetenti që duhet të bëjë kontrolle në klinika private ashtu si në institucionet shtetërore. Ju nuk do ta besoni, në 2 vitet e fundit ky inspektoriat nuk ka kapur asnjë shkelje në asnjë maternitet apo klinikë private, çka do të thotë që është e pamundur dhe ky institucion është krejtësisht jashtë funksionit. Të mos harrojmë që 29 mijë janë aborte të deklaruara, ka plot që nuk dihen. Çka do të thotë se institucionet janë krejtësisht të dobëta kundrejt këtij fenomeni, pra nuk bëjnë asgjë.

Eglantina Bardhi, drejtoreshëe shoqatës "Together for life"

Sipas Bardhit, madje shpesh edhe komisionet që duhet të ngrihen në spitalet obstetër-gjinekologjikë (maternitete) për të vendosur mbi abortet pas 12 javë të shtatzanisë, shpesh rezultojnë fiktive.

Ndërkaq, e ftuar në studio ishte dhe mjekja obstetre-gjinekologe Mimoza Keta e cila tha se numri i lartë i aborteve duhet të na shqetësojë, por se situata para viteve 90 në fakt ka qënë edhe më e frikshme.

Duhet të shqetësohemi patjetër por jo të themi janë të frikshme. unë desha të bëj një krahasim, kam punuar shumë vite në shërbim të jetës së nënës dhe fëmijës. Desha të bëj një krahasim para viteve 90 dhe pas viteve 90. Përpara se të vendosej ligji i aborttit, nuk lejohej të kryhej aborti. Mendoni që numri i aborteve të provokuara ishte shumë i lartë. Kishim 2-30 raste në ditë vetëm në maternitetin e Tiranës sepse kishim vetëm një maternitet . Ato gra që nuk e donin shtatzaninë, e provokonin në mënhyra të ndryshme me shtiza, me katoter, me rrënjë bimësh etj. E gjithë kjo situatë bënte që vdekshmëria mëmësore, të ishte shumë i lartë. 1 ose 2 gra në muaj humbnin jetën për shkak të aborteve të provokuara. Kjo situatë ishte vërtetë e frikshme.

Mimoza Keta, obstetre gjinekologe

 

Studimi i fundit i realizuar nga shoqata Together for Life tregon se prej vitit 1990 mbi 33 mijë vajza i mungojnë Shqipërisë. Ato nuk patën kurrë mundësinë që të lindnin.Aborti u bë i ligjshëm në vendin tonë në dhjetor të 1995-ës dhe sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, vetëm në 5 vitet e fundit, ka pasur më shumë se 29 mijë të tilla. Megjithatë, vitin e shkuar shifrat tregojnë se raporti i abortit me lindjet është 1 me 5.8 të tilla. Raporti i abortit është tregues që ka pësuar rënie me 15% krahasuar me 2013, por duhet të theksojmë se bëhet fjalë për aborte të regjistruara pasi ka edhe aborte që nuk raportohen. Rajonet me proporcionin më të lartë të abortit për vitin 2017 janë Vlora (274), Berati (231) dhe më pas Tirana (226). Rajonet me raportin më të ulët të abortit janë përkatësisht Kukësi dhe Elbasani.

Mimoza Keta, obstetre gjinekologe dhe Eglantina Bardhi, dr. e shoqatës "Together for life" në studion e "Rreze Dielli"

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT