RAMA: BESOJ TE RILINDJA
“29 Nëntori i qëndron pranë 28 Nëntorit si vazhdim i një historie të shkruar nga njerëz që besuan në një ëndrrë dhe që sakrifikuan dhe jetën. Ata besuan se duke guxuar nund të mbërrinin atë që në kushtet normale askush nuk do të kishte kurajon ta përfytyronte përballjen me një të keqe që në Shqipëri gjeti rezistencën e merituar.”- tha Rama pas homazheve.
Kreu i PS-së tha se besonte në një rilindje të Shqipërisë.
“Ky 28- 29 Nëntor kishin me vete një mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për të lexuar me krenari dy faqe të ndritura por dhe për të parë se e ardhmja mund të jetë e ndritur, nëse kemi guximin të besojmë si ata që në një kohë shumë më të zymta kishin besim te rilindjha. Ne do ta rilindim Shqipërinë”
META: KUR IU DHANE MERITAT ZOGUT TI JEPEN DHE ENVER HOXHES
Nga ana e tij kreu i LSI-së Ilir Meta tha se ngjarja e Pavarësisë dhe ajo e Çlirimit të Shqipërisë janë të lidhura me njëra tjetrën dhe se lufta e partizanëve na dha mundësinë të festonim dje 100 vjetorin.
“Siç qëndrojnë dy kokat në shqiponjë, dhe 28- 29 Nëntori janë dy data shumë të lidhura me njëra tjetrën. Lufta e partizanëve dhe partizaneve na dha mundësinë të festonim dje 100 vjetorin. Mirënjohje nga Mujo Ulqinaku dhe shokët e tij që shënuan rezistenvën e parë më 7 prill dhe të gjithë komunistëve shqiptarë që drejtuan dhe organizuan këtë luftë. Kjo është meritë, që duhet thënë pa frikë dhe duhet thyer një tabu.
I pyetur nëse figurës së Enver Hoxhës duheshin njohur meritat Meta tha
“Nëse i jepen meritat Zogut në disa aspekte nuk ka pse të mos i jepen merita sa i takon drejtimit të luftës Enver Hoxhës. Por mendoj se nuk është detyrë e politikanëve për të bërë historinë sepse kanë interesat e tyre politika. Koha dhe historia bën vlerësimin më të mirë. Do të ishte kompleks të mos përmendim rolin e Partisë komuniste dhe komunistëve shqiptarë, 90 % e atyre që prehen këtu kanë qenë anëtarë të kësaj partie”
Si kreu i LSI-së dhe ai i PS-së e lidhën ditën e sotme si mjaft të rëndësishme dhe për vendimin e lirimit të Ramush Haradinajt nga Gjykata e Hagës.
REAGIMET E RAMES DHE METES PER LIRIMIN E HARADINAJT
SPAHIU I AK: GJAKU I DESHMOREVE ESHTE KEQPERDORUR
Aleanca Kuq e Zi mbërriti ditën e sotme në Varrezat e Dëshmorëve në nderim të martirëve të Luftës Nacional-Clirimtare. Homazhet në nder të dëshmorëve të Atdheut u shoqëruan me nga “një flamur për çdo dëshmor” të vendosur pranë memorialit “Nëna Shqipëri” nga të rinjtë e Aleancës Kuq e Zi.
Në fjalën e tij, Spahiu theksoi se historia ka treguar se gjaku i dëshmorëve është keqpërdorur shpesh nga regjimet totalitare ndërkohë që dëshmorët luftuan për identitet kombëtar, për lirinë e Shqipërisë sonë. Spahiu kritikoi ashpër kryeministrin Berisha, “i cili në jo pak raste deformoi historinë e Shqiptarëve. Dëshmorët nuk u flijuan që të pasurohej Sali Berisha. Sot, në përkujtim të të rënëve për Atdhe, është detyrë e kuqezinjve të cojnë përpara ëndrrën shekullore dhe aspiratën e Shqiptarëve për bashkim kombëtar.”
(sg/shqiptarja.com)