29-nëntori vijon të mbajë të
përçarë klasën politike shqiptare

29-nëntori vijon të mbajë të<br />përçarë klasën politike shqiptare<br /><br>
Sikundërse në 28 Nëntor në Vlorë, edhe në 29 tek Varrezat e Dëshmorëve, Ilir Meta, Gramoz Ruci dhe Edi Rama ishin bashkë.

Ata kryen homazhe dhe vendosën kurora me lule tek monumenti “Nëna Shqipëri” në nderim të 28 mijë dëshmorëve në luftën për çlirim gjatë pushtimit nazi-fashist.

Zyrtarët e lartë, ndryshe nga vitet e tjera nuk përcollën urime përmes kamerave. Pak pas largimit të zyrtarëve të lartë, mbërritën tek Dëshmorët e Kombit përfaqësues të Partisë Komuniste me foto të Enver Hoxhës.

"Fuqitë e mëdha imperialiste po cënojnë sigurinë dhe pavarësinë e popujve, prandaj dhe Partia Komuniste i bën thirrje popullit të jetë gati, të mbrojë pavarësinë dhe lirinë e atdheut”, tha  Qemal Çiçollari, kryetari i Partisë Komuniste.

Adhuruesit e Enver Hoxhës nuk e zbehin mbështetjen e tyre, pavarësisht krimeve të komunizmit.

“Enver Hoxha dhe Partia Komuniste nuk kanë bërë asnjë krim, ndaj popullit dhe atdheut”, shprehet Çiçollari.

“Po të mos qe Partia Komuniste dhe Enver Hoxha nuk do të ishte Shqipëria.  Enver Hoxha është figura e parë në Atdhe”, shprehen adhuruesit e diktatorit Hoxha.

Pak përpara se të Monika Kryemadhi, si kryetare e LSI-së të vinte e të përkulej në nderim të dëshmorëve, vetë përfaqësuesit e partisë komuniste i hoqën fotot e diktatorit për të shmangur incidentet e mundshme.

Monika Kryemadhi tha se Shqipëria e sotme është larg asaj çka kishin pritur dëshmorët e atdheut.

“Ne sot nderojmë sakrificën e 28 mijë dëshmorëve të cilët aspironin për një Shqipëri moderne e të begatë dhe pse jo të gjitha detyrat e tyre janë realizuar motivimi ynë mbetet që këto dëshira dhe këto ëndrra të tyre ti çojnë më përpara brezat e rinj”, u shpreh Kryemadhi.

Edhe këtë vit, Partia Demokratike nuk e festoi ditën e Çlirimit, duke e quajtur të ezauruar këtë pjesë në 28 Nëntor.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit