Vajza 29 vjeçarja mirditore, e cila humbi jetën mbrëmë pasi u plagos rëndë në aksidentin e ndodhur pasdite në tunelin e Kalimashit ishte një këngëtare e muzikës popullore.
Stela Gjoka mori plagë të rënda në trup si pasojë e daljes së automjetit nga rruga dhe përplasjes me trafikndarësen. Ajo humbi jetën në spitalin e Kukësit. Është publicisti Gjergj Marku ai i cili jep lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale ku thekson se këngëtarja ishte pjesë e grupit artistik të Mirditës.
/Shqiptarja.com

“Ne moshe fare te re, pas nje aksidenti tragjik ne dalje te tunelit te Thirres ne autostrade, nderroi jete kengetarja Stela Gjoka. Mbaj mend qe me kerkoi te vinte qe nga Kosova per ne “Mirdita Turistike 2017″ me Prena Becin, sepse e donte shume Mirditen dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte ne Dasmen Turistike, ndaj ate dite korriku ajo ishte pjese e kanges se granise ashtu e urte, e qeshur dhe tejet korrekte”- shkruan gazetari dhe publicisti Gjergj Marku ne faqen e tij ne FB.
Redaksia Online
l.q/Shqiptajra.com