297 ditë i dëmtuar, Juventus 'bekon' rikthimin e Federico Chiesa-s në fushë

297 ditë i dëmtuar, Juventus 'bekon' rikthimin e Federico Chiesa-s në fushë

Federico Chiesa dhe Mbappe dje pas ndeshjes

Juventus humbi dje 1-2 me PSG në Torino, për ndeshjen e fundit në grupet e Champions League. Bardhezinjtë veç lajmit se do luajnë në Europa League në ndeshjet e ardhshme, morën edhe një lajm të mirë. Pas 297 ditësh jashtë fushe për shkak dëmtimi, Federico Chiesa u rikthye të luajë dje për bardhezinjtë.

25 vjeçari u fut në fushë në minutën e 74 të ndeshjes duke zëvendësuar Mirettin. Dëmtimi i rëndë në 9 janar të këtij viti në ndeshjen kundër Romës duket se është lënë pas, me numrin 7 që tregoi "uri" në fushën e blertë. Trajneri Allegri tanimë ka një "armë" më shumë për formacionin, me Juventusin që i ka kushtuar një postim sulmuesit anësor. Kujtojmë se Chiesa është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Zonja e Vjetër. "Kishim 297 ditë që e prisnim këtë moment", shkruan Juve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë