LIBAN- Libani nuk gjen qetësi, ministrat kryesorë japin dorëheqjen ndërkohë që demonstruesit prej dy ditësh radhazi kanë vërshuar në rrugët e Bejrutit, ku pati edhe përleshje mes protestuesve dhe policëve, në hyrje të godinë së parlamentit shpërtheu edhe një zjarr.
Ministri i Informacionit Manal Abdel-Samad, Ministri i Mjedisit Damianos Kattar dhe disa anëtarë të parlamentit po ashtu dhanë dorëheqjen, por si duket dorëheqjet nuk e kanë kënaqur turmën e zëmëruar me elitën politike të vendit. Ndërkohë që sipas burimeve të fshehta, Kryeministri Hassan Diab u kërkoi ministrave që po mendonin të jepnin dorëheqjen të prisnin edhe pak. të shtunën në mbrëmje kryeministri kishte bërë me dije që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen brenda dya muajsh, sapo të arrihet marrëveshja mes palëve, gjë e cila nuk I kënaqi aspak qytetarët e shkatërruar ekonomisht, të pastrehë dhe tejet të zëmëruar me shtresën politike në vend.
Ndërkohë në anën tjetër liderët botërorë përfshirë presidentin Trump morën pjesë në një konferencë të donatorëve përmes një video konference të organizuar nga Presidenti Francez Emmanuel Macron, gjatë së cilën u mblodhën 298 milion dollarë ndihma. Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se ishte i gatshëm të "dyfishojë përpjekjet" për të ndihmuar Libanin, por institucionet duhet të tregojnë vullnet për të reformuar institucionet e vendit.
Shpërthimi në portin e Bejrutit, i cili vrau të paktën 160 njerëz, plagosi mijëra dhe la qindra mijëra të pastrehë, ka nxitur thirrjet për një ndryshim drastik të sistemit politik të Libanit, të mbizotëruar nga dinastitë familjare./ Përgatiti Suada Mehmetaj
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5458
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas Gazës, Libanit dhe Sirisë, Izraeli gati për frontin e katërt të luftës! Al Jazeera: Po përgatitet të sulmojë Jemenin! SHBA sulm ajror ndaj rebelëve Huthi
17 Dhjetor, 09:28
-
Trupat izraelite nisin të tërhiqen nga Libani! Rezoluta e OKB-së bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve
12 Dhjetor, 07:27
-
Shpërthim në një rafineri nafte në Itali! 2 të vdekur, 9 të plagosur, 3 të zhdukur! Sindikatat paralajmërojnë grevë (VIDEO)
9 Dhjetor, 12:13
-
Vlorë/ Eksploziv lokalit në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i vrarë në 2021! 'The boss' sapo ishte rihapur, dëme materiale! Autori me maskë shpërtheu tritolin me fitil
8 Dhjetor, 07:15
-
Shpërthim i fuqishëm në një bllok banesash në Hagë, raportohet për 20 viktima! Vijojnë kërkimet në rrënoja (VIDEO)
7 Dhjetor, 12:30
-
Lufta/ Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Nëse armëpushimi nuk zbatohet, ne do të shkojmë më thellë në Liban
3 Dhjetor, 13:56
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Trump: Pengjet në Gaza të lirohen deri më 20 janar, përndryshe përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë
2 Dhjetor, 15:01
-
Kosovë/ Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok
29 Nëntor, 20:56
-
Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit
28 Nëntor, 12:16
-
Lufta/ Kryeministri i Izraelit: Nëse shkelet armëpushimi në Liban, kam udhëzuar ushtrinë për luftë të ashpër
28 Nëntor, 08:07
-
Me arritjen e marrëveshjes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, vëmendja kthehet në Gazë
27 Nëntor, 18:55
-
Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit
27 Nëntor, 07:26