15 miliardë $ dëme nga shpërthimi në Liban/ Liderët botëror samit online për mbledhjen e ndihmave

LIBAN- Liderët botërore do të zhvillojnë sot bisedime për të mbledhur një fond në ndihmë të Beirutit pas shpërthimit masiv që shkatërroi të martën kryeqytetin Libanes.

Konferenca virtuale e organizuar nga Franca dhe Kombet e Bashkuara do të zhvillohet sot rreth orës 14.00. Presidenti  i SHBA, Donald Trump është shprehur se ka në plan t'i bashkohet kësaj konference, ku janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues nga shtete të BE, nga Kina, Rusia, Egjipti, Britania e Madhe etj.

Zyrtarët përllogarisin se shpërthimi i mbi 2 mijë ton nitrat amoni shkaktoi rreth 15 miliardë dollarë dëme, 158 viktima, 5.000 të plagosur dhe 300 mijë njerëz u shkatërroi shtëpitë duke i lënë të pastrehë. Gjatë ditës së djeshme mijëra njerëz dolën në rrugë dhe u përleshën me policinë në përpjekje për të marrë godinat qeveritare veçanërisht ministrinë e jashtme. Ndërsa policia i shpërndau turmat me gaz lotsjellës.

Gjatë përleshjeve një polic raportohet te këtë ndërruar jetë, ndërsa të më shumë se 117 protestues u plagosën, raporton BBC. Ndërsa kryeministri Libanes, Hassan Diab tha se do të kërkojë që vendi të shkojë në zgjidhje të parakohshme dhe se kjo çështje do të diskutohet në mbledhjen e qeverisë ditën e hënë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë