Pas denoncimit të Report TV për gërryerjen e kodrës në fshatin Mifol nga kompania 2A Group, Bashkia Vlorë konfirmon se nuk është lëshuar asnjë leje apo autorizim për punimet e kryera në këtë zonë kodrinore.
Në përgjigje të kërkesës për informacion, Bashkia thotë: "Nga verifikimet e kryera pranë Drejtorisë së Urbanistikës, rezulton se nga ana e kësaj drejtorie nuk është lëshuar asnjë leje apo autorizim urbanistik që lidhet me gërryerjen e terrenit, marrjen e dherave apo kryerjen e punimeve të tilla në këtë vendndodhje".
Kjo përgjigje vjen dy javë pas dëmit kolosal që iu shkaktua mjedisit, ndërsa bashkia nuk kishte marrë asnjë masë.
Në fund të Janarit, kompania “2A Group”, aksionerë në minorancë e shoqërisë koncensionare që po ndërton aeroportin e Vlorës ka marrë tonelata me dhera për të mbushur sipërfaqen e terminalit.
Ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pezulloi punimet ne Mifol, pasi konstatoi se kompania nuk dispononte as lejen mjedisore.
Mesazhi i bashkisë Vlorë për Report Tv
Në zbatim të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar dhe në vijim të kërkesës suaj, ju përcjellim bashkëlidhur këtij email-i informacionin e dërguar prej Drejtorisë së Urbanistikës, pranë Bashkisë Vlorë.
Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion lidhur me punimet e konstatuara në zonën kodrinore të fshatit Mifol, Njësia Administrative Novoselë, ju informojmë se:
Nga verifikimet e kryera pranë Drejtorisë së Urbanistikës, rezulton se nga ana e kësaj drejtorie nuk është lëshuar asnjë leje apo autorizim tjetër urbanistik që lidhet me gërryerjen e terrenit, marrjen e dherave apo kryerjen e punimeve të tilla në këtë vendndodhje.
Me respekt,
Drejtoria e Urbanistikës
Bashkia Vlorë
Komente










po territorin a e kontrollon bashkia sipas ligjes ne fuqi ?
PërgjigjuNeglizhence dhe indiference e jashtezakonshme ! Nuk ben kjo Bashki inspektime ne terren ? Nuk behet fjale per ngritje muresh apo hapje kanalesh,por "rrafshim" kodrine !? Turp per BASHKINE ! Kompania duhet te pergjigjet ! Gjobe ne max e mundshem,bile aq sa te rrezikoje falimentin ! Gazetaret duhet te ndjekin si do "perfundoje" kjo neperkembje e shtetit !! Tironci
Përgjigju