2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006

Dy ditë pas denoncimit publik për mungesën e medikamentit kimio ‘Actinomycin D’, për vogëlushin 2 vjeçar i shtruar në QSUT, ministria e Shëndetësisë siguron ilaçin pas presionit mediatik.

"Nëna më njofton se ka qenë ministria e Shëndetësisë që ka siguruar medikamentin " informoi mbrëmjen e sotme gazetari Osman Stafa i cili ngriti zërin e nënës së të voglit në rrjetet e tij sociale e denoncimi u publikua edhe në Shqiptarja.com e Report Tv 

I vogli i diagnostikuar me tumor në bark, pas ndërhyrjes kirurgjikale duhej ta kishte nisur kimion 10 ditë më parë sipas denoncimit të nënës së tij, trajtimi nuk kishte nisur pasi medikamenti kimio ‘Actinomycin D’, mungote në Pediatrinë e Onkologjikut.

Ilaçi mungon prej 2006
Shqiptarja.com mësoi përmes burimeve se medikamenti 'Actinomycin D', i cili përdoret në raste të veçanta për fëmijë me tumor, nuk është importuar dhe nuk qarkullon në vendin tonë që prej vitit 2006.

Ky ilaç nuk rezultonte në regjistrin e barnave pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, (institucion i cili  pajis subjektet farmaceutike me autorizim përdorimi për barnat që importohen). Kështu asnjë kompani nuk ka regjistruar, importuar e tregtuar në Shqipëri këtë medikament, duke sjellë mungesën e tij në vendin tonë.

Kimioja nis 10 ditë me vonesë
Kështu trajtimi me kimio për vogëlushin e vogël nisi 10 ditë me vonesë.  Institucioni përgjegjës për sigurimin e barnave në Republikën e Shqipërisë është Ministria e Shëndetësisë, pasi për llogari te spitaleve, ministria kryen procedurat përkatëse dhe duhet të sigurojë barnat për të gjithë vendi. Ndërkohë ky medikament nuk gjendet në farmacinë e lirë, por është vetëm ministria e Shëndetësisë që mund të kryejë procedurën për të marrë një medikament spitalor. 

“Nuk e di si e siguroi ministria e Shëndetësisë Ilacin, por kjo është kriminale, më besoni. Kush do mbajë përgjegjësi për këtë, 10 ditë me vonesë?"  denoncon Osmani.

Ndërkohë në një postim të pak orëve më përpara Stafa denoncoi se mjekët kishin nisur kimioterapinë ma medikamentin  ‘Actinomycin D’ edhe pse  protokolli për sëmundjen e tij kërkonte ilacin përkatës. E nëse do të vijohej me medikamentin jo të duhur do të ulej përqindja e përmirësimit të gjendjes së të voglit.

2 vjeçari është diagnostikuar me: "rhabdomyosarcoma", dhe trajtimi i këtij lloj tumori duhet të bëhet edhe me "actinomycin d", sepse ky ilaç kimio, punon për të parandaluar rritjen e qelizave kancerogjene.

Ky denoncim nuk është i pari në padionon e onkohematologjisë pediatrike. Pak ditë më parë Stafa denoncoi mungesën e një medikamenti të një vajze 3 vjeçare ndërsa vetëm pak fëmijë qëndrojnë në Shqipëri për tu trajtuar, vetëm fëmijët e familjeve që nuk kanë të ardhura. E familjet me të ardhura largohen drejt Italisë për të kuruar fëmijët e tyre.

1735167934_dja.jpg

Foto: Gazetari Osman Stafa dhe nena me vogelushin 2 vjeçar i diagnostikuar me tumor në bark.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 25/12/2024 22:49

    Shpërndajeni sa më shumë në rrjetet sociale këtë lajmë,dërgojani edhe kryeministrit,i cili kërkon t'i mbush mēndjen emigrantëve që të kthehen në shqipëri,duke pretenduar se në shqipēri,jetohet më mirë se sa nē Angli,Itali apo Greqi.Turp i madhë përkëte qeveri që,nuk të siguron as gjën më minimale,kurimin në spital.

    Përgjigju
  • Ori: 25/12/2024 21:38

    Esht me pushime ministrja e shendetsise.Kur te mbarojn pushimet do e zgjidh problemin.Nderkoh zoti e ruajt femijen dhe gjith shqiptaret qe dergjen spitaleve pa ilace

    Përgjigju
  • Alban: 25/12/2024 19:32

    O zemra e vogel:(

    Përgjigju
  • Popull: 25/12/2024 19:26

    So ka mundesi qe nje femij engjell mos te ket mundesin te kurohet se shteti nuk vepron? Sikur te ishte femij politikani apo oligarku do ishte ne spitalet e kryeqyteteve europiane ndersa sa ka si ky femij e te rritur qe nuk kurohen dot vetem sepse kush duhet te mbaj pergjegjsi pasurohet me tendera.Ky esht krim shtetror sepse shteti nuk garanton as jeten e nje foshnje.Zoti ju mallkoft

    Përgjigju
  • Alb: 25/12/2024 19:12

    Liri demokraci e duam shqipnin si gjithe europa ha ha ha ha ha

    Përgjigju
  • Niku: 25/12/2024 18:34

    Ministrija ta gjeje ku te doje dhe urgjent

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja