3-5 mijë € për një vend pune
pranga Drejtoreshës së Arsimit

LUSHNJE – Drejtoresha e Arsimit në Lushnje Liza Tabaku dhe djali i saj Xhanlukas Bakiasi janë arrestuar nën akuzën e korrupsionit. Në pranga për të njëjtën akuzë ka rënë edhe mësuesi i fiskulturës Rigels Zenelaj i cili jepte mësim në Komunën Allkaj.

Pas operacionit të koduar “Mësuesi” nga Sektori i Krimit Ekonomik  u bë e mundur kapja e këtyre 3 shtetasve me akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv në funksione shtetërore.

 
Liza tabaku xhanluka tabaku

Nga hetimet e prokurorisë drejtoresha Arsimore e qytetit Lushnjë përdorte djalin e saj, Xhanlukas Bakiasi dhe shtetasin Rigert Zeneli që të merrte para për emërimin e mësuesve të ndryshëm në shkollat e zonës ku ajo kishte kompetencë. Po ashtu, për këtë shtetase ka fakte se merrte shuma parash për të mos larguar mësues nga puna.

Xhanlukas Bakiasi dhe Rigert Zeneli u arrestuan në flagrancë sapo i kishin marrë një sasi të konsiderueshme parash një shtetasi për te mos e larguar nga puna si mësues.

Nga hetimi ka rezultuar se për çdo emërim apo mos largim nga detyra, drejtoresha Arsimore e qytetit Lushnjë merrte shuma nga 3000-5000 euro. Në veprimtarinë e saj të paligjshme, kjo shtetase ndihmohej nga djali i saj, Xhanlukas Bakiasi dhe një shtetas tjetër, Rigert Zeneli
 
Sipas policisë Liza Tabakut i janë gjetur 12 mijë euro në banesë, ndërsa gjatë shoqërimit kishte 2 mijë euro me vete. Burimet thonë se Tabaku tentoi të hidhte në tualetin e komisariatit lekët.
parate me logo
parate me logo
(Në foto: Paratë që iu gjetën Liza Tabakut në banesë)

Ja si nisi hetimi i Prokurorisë

Hetimi ka filluar pas materialit të referuar nga Sektori Kundër Krimit Financiar, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, e cila ka ardhur në dijeni të faktit se shtetësia Liza Tabaku, me detyrë Drejtoreshë e Zyrës Arsimore në Lushnje kryen veprime korruptive gjatë ushtrimti të detyrës, duke ofruar transferimin apo emërimin e personave të ndryshëm, kundrejt përfitimeve të paligjshme.

Sipas të dhënave të siguruara nga policia gjyqësore, dysohet se në veprimtarinë korruptive shtetësja Liza Tabaku ndihmohet nga shtetas të tjerë, të cilët luajnë rolin e ndërmjetësit për persona të ndryshëm për t’i punësuar si mësues, kundrejt shumave të ndryshme të lekëve, të cilat ndahen më pas me drejtoreshën së Zyrës Arsimore. Gjithashtu një rol ndihmës në ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme, dyshohet se kryen edhe djali i shtetases Liza Tabaku, shtetasi Xhanluka Bakiasi.

Nga veprimet e deritanishme hetimore, rezulton se shtetasja Liza Tabaku gjatë ushtrimit të detyrës së saj si drejtoreshë e Zyrës Arsimore Lushnje, në këmbim të emërimeve dhe transferimeve të mësuesve në komuna të ndryshme dhe në qytetin e Lushnjes merr shuma të konsiderueshme parash.  Nga hetimi kanë rezultuar të dhëna të mjaftueshme për të dyshuar se shtetësia Liza Tabaku është implikuar në veprimtari kriminale të fushës së “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal.

Nder te tjera, rezulton se shtetësia Liza Tabaku dhe djali i saj Xhanluka Bakiasi, kanë kërkuar shumën 3000 euro prej disa personave, për t'i emëruar në shkollë te ndryshme ne komunat e Lushnjes . 

Gjithashtu, në bashkëpunim edhe me shtatasin Rigert Zeneli, këta shtetas dyshohet se kanë marrë shuma parash nga mësues të ndryshëm, për të mos i larguar nga puna.



Redaksia Online
(shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët