3 afrime në minutën e fundit, Kastrioti merr edhe 'Këpucën e Artë'

3 afrime në minutën e fundit, Kastrioti merr edhe 'Këpucën e Artë'

Kastrioti duke festuar një gol

Arturo Reginaldo, Moustapha Gamara dhe Stuart Gjeta janë afrimet e reja të Kastriotit. Krutanët kanë bërë goditje në ditën e fundit të merkatos, duke plotësuar grupin që ka në dispozicion trajneri Ardian Mema.

Vendi i fundit në Superligë ka bërë që drejtuesit e Kastriotit të hynin në merkato, me tre emrat që pritet të jenë gati për Memën që në ndeshjen e radhës.

Reginaldo nuk është një emër i panjohur në futbollin shqiptar, me sulmuesin nga Mozambiku që ka qenë më herët pjesë e Luftëtarit, Laçit, Kukësit dhe Dinamos, teksa me kurbinasit u shpall golashënuesi më i mirë duke merituar edhe "Këpucën e Artë".

Gamara luan në krahët e sulmit dhe vjen si përforcim nga Ankara Keçiörengücü, me senegalezin që është 19 vjeç.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë