KONICE- Refugjatët e parë kanë mbërritur në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Të premten, 162 prej tyre u nisën me 3 autobusë nga porti i Pireut për t’u vendosur në një kamp provizorë. Ndërkohë në orët e pasdites kanë sipas mediave greke raportohet të kenë mbërritur në qytezën e Konicës
Transferimi i tyre është pjesë e operacionit të qeverisë greke për të lehtësuar mbipopullimin në mjediset e portit, ku ndodhen mbi 4 mijë e 500 emigrantë.
Në Konicë, refugjatët do të strehohen në çadra ushtarake dhe fillimisht është thënë se do të qëndrojnë aty për një kohë të shkurtër, raporton Tv Klan.
Mediat kanë publikuar foto, ku buldozerë të ushtrisë janë duke punuar për rregullimin e terrenit në vendin ku do të ngrihet kampi pranë Konicës.
Mediat greke shkruajnë se brenda fundjavës do të bëhet transferimi i rreth 1 mijë emigrantëve.
Qeveria greke ka kërkuar nga gjithë rajonet administrative të vendit, të raportojnë për mjediset që disponojnë dhe që mund të kthehen në qendra të pritjes së refugjatëve.
Por shumica e drejtuesve vendorë janë përgjigjur negativisht, duke thënë se nuk disponojnë mjedise të tilla. Mes tyre edhe bashkitë e Kosturit dhe Follorinës, që gjithashtu ndodhen pranë kufirit me Shqipërinë.
Shqipëria shihet si rrugë e mundshme kalimi e tyre për në vendet e Europës, pas mbylljes së kufirit nga ana e Maqedonisë. Kryeministri Rama ka deklaruar se vendi ynë nuk do t’i hapë dyert, por as do të ngrejë mure për refugjatët.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

mbërrijnë pranë kufirit shqiptar"">