SARANDË- Nga Tirana në Sarandë, ky udhëtim i 12-vjeçarit që ishte i raportuar i zhdukur nga babai i tij, nuk ishte aspak rastësor. Të gjithë iu bëri përshtypje se si një 12-vjeçar, pa para në xhep, ka mundur që të ikë në një qytet të largët, por fatkeqësisht kemi të bëjmë me një rast flagrantë të trafikimit të të miturve.

Report Tv mëson se ai ishte rrëmbyer nga 50-vjeçarja e identifikuar si Bukuroshe Muharremi, banuese në Sarandë. Burime zyrtare bëjnë me dije se 50-vjeçarja e ka marrë 12-vjeçarit për ta nxjerrë që të lypte. Ka qenë babai i të mitur që ka bërë denoncimin në media, ku fatmirësisht qytetarët, si edhe organet kompetente u vunë në lëvizje e duke bërë të mundur gjetjen e tij.

Ai kishte humbur që më 4 korrikk, ku kishte dalë nga banesa e tij në Bathore, për t'u gjetur 3 ditë më pas teksa lypte në rrugë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:13
Akuzohet se rrëmbeu të miturin dhe e detyroi të lypte, Report Tv zbardh dëshminë e 50-vjeçares në Sarandë: Doja ta ndihmoja

sarande.jpg" style="height:433px; width:770px" />

Report Tv ka zbardhur dëshminë e Bukuroshe Muarremi, e cila akuzohet se ka rrëmbyer 12-vjeçarin dhe e ka detyruar që të lypë në rrugë. Para oficerëve të Policisë, ajo ka mohuar akuzat, duke thënë se kishte për qëllim të ndihmonte të miturin.