12-vjeçari me inicialet R.T, i cili u raportua i humbur nga familja një ditë më parë në Tiranë, është gjetur në Sarandë ditën e sotme.

Bëhet me dije se ai është trafikuar nga një 50-vjeçare me inicialet B.M.. 50-vjeçarja u arrestua pasditen e sotme, rreth orës 14:30, ndërsa të tjera detaje në lidhje me ngjarjen janë ende të paqarta.

Familjarët e 12-vjeçarit denoncuan humbjen e tij, ku babi i tij tha se ishte larguar nga shtëpia pa lajmëruar.

Ndërkohë Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.