Teksa na ndajnë edhe 3 ditë që “lufta” brenda Partisë Demokratike të finalizohet, kandidati për kryetarin e partisë, Agron Shehaj i ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë për ndryshimin.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Shehaj shkruan se demokratët duhet të mendojnë për opozitën që PD duhet të bëjë ndaj regjimit të kryeministrit Edi Rama.
Ai shkruan se demokratët duhet të mendojnë për zgjedhjet lokale në 2023 dhe ato parlamentare në 2025.
“A mundet që me Bashën në krye të bëhet opozitë e fortë? A mundet që me Bashën mund të fitohen ndonjëherë zgjedhje?”, me këto pyetje Shehaj i drejtohet të gjithë demokratëve.
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, në fund i ka bërë thirrje demokratëve të votojnë që PD të bëhet sërish partia që fiton.
Agron Shehaj, është një ndër katër kandidatët, , Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi të cilët garojnë për postin e drejtuesit të PD në zgjedhjet që do të zhvillohen më 13 qershor.