3 ditë para zgjedhjeve, KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore, mjetet e ushtrisë i dorëzojnë sot për 8 qarqet e vendit, nesër 4 të tjerat! Si duket fleta e votimit për të verbrit

3 ditë para ditës së votimit më 25 prill, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mëngjesin e sotëm shpërndarjen e materialeve zgjedhore në 8 qarqe, ku përfshihen fletët e votimit, vulat, dhomat e fshehta e votimit, kamerat e sigurisë, posterat informues dhe mjetet për mbrojtjen nga COVID dhe të gjitha mjetet e tjera që duhen për ditën e votimit, të certifikuara nga KQZ. Ditën e nesërme do të shpërndahen për 4 qarqet e tjera.

Materialet zgjedhore do të shpërndahen në 92 KZAZ-të e vendit nga mjetet e ushtrisë dhe do të ruhen nga ato deri në ditën e votimit më 25 prill. Shpërndarja nisi nga vendgrumbullimi i materialeve zgjedhore në Lundër drejt 8 qarqeve të vendit, ku sot do të çohen për KZAZ-të e Vlorës, Shkodrës, Korçës, Gjirokastrës, Dibrës, Beratit,  Fierit dhe Kukësit. Ndërsa ditën e nesërme do të shpërndahen për 4 qarqe të tjera, atë të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Lezhës.

Shpërndarja ka nisur në mënyrë që ditën e diel, më 25 prill gjithçka të jetë gati për zgjedhjet, ku qytetarët do të hedhin votën e tyre dhe do të vendosin për qeverinë e re në 4 vitet e ardhshme.

Gjithashtu përveç fletëve normale të votimit, KQZ ka printuar edhe fletët e veçanta për të verbrit që do të votojnë, në alfabetin Brail. Për zgjedhjet e 25 prillit janë pintuar 3.660.647 fletë votimi, që do të shpërndahen në të gjitha qendrat e votimit që janë 5199 në të gjithë vendin.

Zgjedhjet e 25 prillit do të monitorohen nga 65 ekipe vëzhgimi nga OSBE/ODIHR dhe 50 ekipe nga BE në të gjithë vendin, të cilat do të shohin nga afër si qendrat e votimit dhe procesin e numërimit në lidhje me mbarëvajtjen e tyre.

Gjithashtu duke nisur nga dita e nesërme, të 72 institucionet në vend që gëzojnë statusin e objekteve të rëndësisë së veçantë do të merren në mbrojtje nga forcat e ushtrisë, në kuadër të masave shtesë për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku përfshihen godina e Kryeministrisë, të gjitha dikastereve të ministrive, selitë diplomatike me rëndësi në kryeqytet, duke filluar nga godina e Ambasadës Amerikane, Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese,  Gjykata e Posaçme dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në kuadër të masave për zgjedhjet do të angazhohen në të gjithë vendin edhe efektivë të Policisë së Shtetit në QV dhe KZAZ.

Fleta e votimit per te verberit

1619078077_Sequence03.00010503.Still001.jpg

1619078092_asas.jpeg

Materialet zgjedhore

 

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora