3 durrsakët 'trima' thyejnë karantinën, zihen me thikë në mes të qytetit! Një në pranga, dy ndëshkohen me gjobë

3 durrsakët 'trima' thyejnë karantinën, zihen me thikë në mes të qytetit! Një në pranga, dy ndëshkohen me gjobë

Tre persona kanë thyer karantinën në Durrës, duke u konfliktuar mes tyre me mjete prerëse për motive të dobëta. Gjatë patrullimit policia ka parë 3 të rinjtë duke ndërhyrë menjëherë dhe parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Polica ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. H., 27 vjeç, i cili për motive të dobëta ka goditur me thikë dy vëllezërit A. N., 26 vjeç dhe T. N., 30 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Pas arrestimit të 27-vjeçarit, policia u ka vendosur gjobë me 10  000 lekë dhe dy vëllezërve, pasi kishin shkelur orarin e karantinës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • durrsaku: 13/04/2020 12:27

    nuk rrin dot shqiptaret pa u therur dhe vrare ...nuk duan qe tja kaloje virusi per me shum viktima. meritojne shfarosjen po jo nga virusi se prandaj ka pak viktima nga virusi se e pa qe keta vriten ndermjet tyre prandaj iken nga Shqiperija e nuk ben shum viktima

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)

Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)