3 gjyqtarët e Kurbinit infektohen me COVID-19, gjykata e hapur vetëm për rastet urgjente! Seancat do gjykohen nga 9 gjyqtarët e Tiranës

3 gjyqtarët e Kurbinit infektohen me COVID-19, gjykata e hapur vetëm për rastet urgjente! Seancat do gjykohen nga 9 gjyqtarët e Tiranës

Gjykata e Kurbinit

Në Gjykatën e Kurbinit janë ndërprere proceset gjyqësore, ku përjashtim bëjnë vetëm rastet urgjente. Kjo pasi tre gjyqtarë të Gjykatës Kurbin kanë rezultuar të prekur nga COVID-19. Kjo situatë vijon prej 1 javë dhe fillimisht u karantinua i gjithë personeli përfshire dhe prokurorinë e cila ndodhet në të njëjtat ambiente. Punonjësve ju është bërë testimi dhe kanë rezultuar negativ, duke bërë që pjesa më e madhe e tyre të rikthehen në pune e të tjerë pritet ende të marrin përgjigjen e tamponit.

Duke qenë se Gjykata e Kurbinit ka vetëm tre gjyqtare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një listë të gjyqtarëve nga kryeqyteti të cilët për të shmangur kolapsin do të trajtojnë çështjet urgjence siç janë masat e sigurisë.

Lista e miratuar përfshinë 9 gjyqtare të cilët përmes një grafiku të caktuar do të jenë në gadishmëri në Kurbin deri më datë 28 shtator. Gjyqtarët që do shqyrtojnë masat e sigurisë  të huazuar nga Tirana janë Shefkie Demiraj, Bedri Qori, Ardian Kalia, Besnik Hoxha, Artan Hajredinaj, Albert Mece, Elisabeta Gjoni, Gert Hoxha dhe Sokol Pasho.

Burime nga Njësia e Kujdesit Shëndetësor në Kurbin kanë bërë me dije se vatra e infeksionit në gjykatë është izoluar dhe se tre personat e infektuar po trajtohen në kushte shtëpie, pasi nuk kanë simptoma të rënda të sëmundjes.


Lajmi kryesor:

Sot 152 raste të reja, 2 humbje jete me COVID-19! Preken 3 gjyqtarët e vetëm të Kurbinit, gjykata e hapur vetëm për rastet urgjente


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare