Sot 152 raste të reja, 2 humbje jete me COVID-19! Preken 3 gjyqtarët e vetëm të Kurbinit, gjykata e hapur vetëm për rastet urgjente

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona, janë identifikuar 152 raste të reja ndërsa janë shëruar 53 persona.

Janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste. Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon 68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton numrin unik të urgjencës kombëtare 127, në rast se keni shenja të sëmundjes dhe dyshoni se jeni i prekur nga COVID19.

Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, mund të telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministri përsërit apelin edhe për ku mësuesit dhe nxënësit, të cilët do të jenë prioritet për testimin dhe që të respektojnë protokollet e sigurisë.

"Mësuesit për çdo shqetësim duhet të kontaktojnë me koordinatorin e shkollës, i cili lidhet me strukturat e shëndetësisë për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar. Është shumë i rëndësishëm në këtë moment, kur shtohet rreziku me hapjen e shkollave, bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për të kufizuar përhapjen e infeksionit.  Është e rëndësishme të respektohen rregullat e higjienës, distancimit dhe përdorimit të maskës kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën", thotë Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (15 Shtator 2020)

Testime totale                   75576

Raste pozitive                    11672

Raste të shëruara             6668

Raste Aktive                       4664

Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2366

Durrës                     520

Shkodër                 362

Lezhë                    267

Elbasan                 248

Korçë                    209

Fier                       192

Vlorë                     170

Kukës                    140

Berat                     92

Dibër                     51

Gjirokastër            47

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:41
Rezultojnë negativ nga COVID 10 mësuesit e karantinuar në Kolonjë, pritet t'i rikthehen mësimit

Mbërrijnë rezultatet për 10 mësuesit e shkollës "Papa Kristo Negovani" në Kolonjë, të cilët rezultojnë të gjithë negativë.

Kanë dalë përgjigjet e 10 mësuesve të cilët ishin karantinuar në banesat e tyre pasi pastruesja e shkollës kishte rezultuar pozitive me koronavirus.

Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria rajonale e qarkut të Korçës bëhet me dije se 10 mësuesit kanë dalë negativë me këtë virus ç'ka do të thotë se të gjithë do ti kthehen normalitetit dhe procesit mësimor.

Ora 15:25
3 gjyqtarët e Kurbinit infektohen me COVID-19, gjykata e hapur vetëm për rastet urgjente! Seancat do gjykohen nga 9 gjyqtarët e Tiranës

Në Gjykatën e Kurbinit janë ndërprere proceset gjyqësore, ku përjashtim bëjnë vetëm rastet urgjente. Kjo pasi tre gjyqtarë të Gjykatës Kurbin kanë rezultuar të prekur nga COVID-19. Kjo situatë vijon prej 1 javë dhe fillimisht u karantinua i gjithë personeli përfshire dhe prokurorinë e cila ndodhet në të njëjtat ambiente. Punonjësve ju është bërë testimi dhe kanë rezultuar negativ, duke bërë që pjesa më e madhe e tyre të rikthehen në pune e të tjerë pritet ende të marrin përgjigjen e tamponit.

Duke qenë se Gjykata e Kurbinit ka vetëm tre gjyqtare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një listë të gjyqtarëve nga kryeqyteti të cilët për të shmangur kolapsin do të trajtojnë çështjet urgjence siç janë masat e sigurisë.

Lista e miratuar përfshinë 9 gjyqtare të cilët përmes një grafiku të caktuar do të jenë në gadishmëri në Kurbin deri më datë 28 shtator. Gjyqtarët që do shqyrtojnë masat e sigurisë  të huazuar nga Tirana janë Shefkie Demiraj, Bedri Qori, Ardian Kalia, Besnik Hoxha, Artan Hajredinaj, Albert Mece, Elisabeta Gjoni, Gert Hoxha dhe Sokol Pasho.

Burime nga Njësia e Kujdesit Shëndetësor në Kurbin kanë bërë me dije se vatra e infeksionit në gjykatë është izoluar dhe se tre personat e infektuar po trajtohen në kushte shtëpie, pasi nuk kanë simptoma të rënda të sëmundjes.

Ora 10:34
Sanitarja e shkollës me COVID-19, shfaqin shenja 10 mësues në Kolonjë, vetëkarantinohen deri në pritje të tamponit (VIDEO)

10 mësues të një shkollë në bashkinë Kolonjë janë vetëkarantinuar në banesën e tyre pasi dyshohet se mund të jenë prekur nga COVID-19. Mësuesit janë në pritje të rezultatit të tamponit.

Në bashkinë e Kolonjës, dyshohet se 10 mësues të infektuar me COVID-19.  Mësuesit kanë pasur kontakt me sanitaren e shkollës, e cila rezultoi pozitive me COVID-19 një javë më parë.

Mësuesit kanë shfaqur simptoma të OLCVID dhe për këtë janë vetizoluar deri në pritje të përgjigjes së tamponit.

Mësuesit janë pjesë të një shkolle, e cila ka një staf pedagogjik prej 39 mësues dhe aktualisht 10 mësuesit ende nuk e kanë zëvendësuar, duke bërë që nxënësit të zhvillojnë mësim të reduktuar me të tjerë mësues të kësaj shkolle.

"Ne jemi shumë të shqetësuar sepse kemi dhe familjarë. Po bëjmë vetëm 30 minuta mësim. Mësuesve që janë të prekur nuk bëjmë mësim me to" - thotë një nxënëse.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump