Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës materialet hetimore për dy punonjës policie të dyshuar për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për ndihmës specialistin me iniciale K.M. dhe një specialist me iniciale S.K, nga komisariati nr. 4.

Pas verifikimeve në pallatin në ndërtim në rrugën “Llukë Kacaj”, janë ndërtuar 2 kate banimi më tepër nga sa parashikon leja, ndërsa një i tretë është ende i papërfunduar.


Lajmi kryesor:

U ndërtuan tre kate pa leje, konfiskohet pallati pranë QSUT-së! I kalon shtetit, dy efektivë nën hetim