3 ligjet, Berisha: Referendumi?
Votimi në Kuvend në dorë të PS

3 ligjet, Berisha: Referendumi?<br />Votimi në Kuvend në dorë të PS
TIRANE - Nisma e Partisë Demokratike për mbajtjen e referendumit për tre ligjet, për të cilën edhe ndërkombëtarët kanë shprehur qëndrimin kundër, është komentuar edhe nga kreu i qeverisë Sali Berisha takim me gazetarët. Ndërsa ka ironizuar liderin e opozitës për interpretimin që i bën deklaratave të diplomatëve të lartë europianë, Berisha theksoi se nuk ka përplasje me Brukselin dhe e ftoi Ramën t’i votojë tre ligjet në Parlament, duke ia kaluar kështu atij përgjegjësinë e vendimit të marrë vetëm disa ditë më parë në Kuvend.

Përreth dy orë, kryeministri i vendit, Sali Berisha zhvilloi mbrëmjen e sotme një takim me gazetarët, ku iu përgjigj interesit të tyre edhe pse pjesa më e madhe e ‘bashkëbisedimit’ iu kushtua prezantimit të reformave të ndërmarra nga qeveria.

I pyetur nga gazetarja e televizionit A1 REPORT se nëse pas thirrjeve të Fyles dhe trojkës së ambasadorëve do të kishte një tërheqje të qeverisë për Referendumin e 3 ligjeve, kryeministri u përgjigj se ka një ftesë të hapur ndaj liderit të opozitës për t’i votuar në çdo kohë ligjet. Megjithatë, shtoi ai, mesazhet e ambasadorëve nuk duhet të interpretohen si thirrje për të mos votuar ligjet.

“Nëqoftëse zoti Rama nuk do referendumin është i lutur të vijë të votojë ligjet, dhe siç kam deklaruar në Parlament, jemi të gatshëm t’i votojmë në çdo kohë. Uroj që zoti Rama mesazhin e Fyles, të Arvizut e Sequit, të mos e interpretojë si një thirrje për të mos votuar ligjet. Sepse zoti Rama duke punuar për pas qershorin, i thotë shqiptarëve se ne nuk do njohim rezultatin Nuk ka njeri të lirë të mos imagjinojë rezultatin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, deklaroi shefi i mazhorancës.

Shefi i mazhorancës pohoi vetëm me dy emra partish me të cilat Partia Demokratike, që ai drejton do të jetë në koalicon në zgjedhjet e 23 Qershorit: Partinë Demokristiane dhe Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, por la të hapur mundësinë e koalicionit me çdo parti. Më tej, Berisha vijoi të flasë për suksesin e koalicionit aktual qeverisës me LSI-në, duke e cilësuar si më të suksesshmin.

Në fokus të bashkëbisedimit me gazetarët u vendos edhe foto e publikuar për herë të parë në televizionin A1 REPORT, ajo e të akuzuarit për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, biznesmenit Arben Frroku në një drekë me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Pyetjes së gazetares së A1 REPORT, se cili është komenti i tij mbi këtë foto, kryeministri iu përgjigj duke thënë se në atë kohë ndaj Frrokut nuk ka pasur asnjë akuzë. Ndërsa duke ironizuar, shefi i mazhorancës tha se nëse do të bazoheshim vetëm në një foto, atëherë lideri i opozitës do të dilte kreu i lëvizjes “Hakmarrja për Drejtësi”

Kryeministri Berisha tha se listat me emrat e kandidatëve për deputet në qarqet e vendit për zgjedhjet e 23 Qershorit, do të vijë në kohën e duhur, pasi siç theksoi ai tani po merret me programin e partisë. Ai akuzoi liderin e opozitës se po ndjek politikë “prerje kokash” duke hequr emrat e deputetëve aktual e duke sjellë prurje të reja në zgjedhjet e 23 Qershorit. “Unë s’po paraqes deputet, po merrem me programin,çështje të tjera i bëjmë transparente në kohën e duhur. Lista do ketë ripërtëritjen e vet, por kurrë me prerje kokash. Ne nuk ndjekim politikën karshillëqeve armiqësore me njëri-tjetrin”, iu përgjigj Berisha gazetarëve.

Duke theksuar sërish se Shqipëria e ka përballuar me sukses krizën që ka prekur eurozonën, shefi i qeverisë tha se ekonomia shqiptare ka njohur rritje duke shmangur rënien e vendit në recesion. Ndërsa meritën ia vendosi zbatimit të reformave të duhura para fillimit të krizës ekonomike. Kjo shpjegon faktin që vendet e Eurozonës gjenden në krizë, pasi sipas tij i zhvilluan reformat pas krizës.

KOALICIONET, BERISHA: ME LZHK DHE PDK
I pyetur për koalicionet e mundshme para ose pas zgjedhore, Kryeministri Berisha përmendi vetëm dy emra partish, atë të Demokristianes dhe LZHK-së, ndërsa më tej vijoi të flasë për suksesin e koalicionit aktual qeverisës me LSI-në dhe PBDNJ-në.

“Koalicioni më i suksesshëm. Jo se ky ka qenë i përsosur, padyshim çdo qeveri ka aspektet pozitive dhe ka të metat. Por koalicioni ka funksionuar pa asnjë dallim nga aleatët e tjerë. Ky ka qenë mandati më i sukseshëm në historinë e PD”, tha Berisha.

DEPUTETET NE ZGJEDHJE, BERISHA: S’BEJ PRERJE KOKASH SI RAMA

Kryeministri Berisha tha se listat me emrat e kandidatëve për deputet në qarqet e vendit për zgjedhjet e 23 Qershorit, do të vijë në kohën e duhur, pasi siç theksoi ai tani po merret me programin e partisë.
Ai akuzoi liderin e opozitës se po ndjek politikë “prerje kokash” duke hequr emrat e deputetëve aktual e duke sjellë prurje të reja në zgjedhjet e 23 Qershorit.

“Unë s’po paraqes deputet, po merrem me programin,çështje të tjera i bëjmë transparente në kohën e duhur. Lista do ketë ripërtëritjen e vet, por kurrë me prerje kokash. Ne nuk ndjekim politikën karshillëqeve armiqësore me njëri-tjetrin”, iu përgjigj Berisha gazetarëve.

BERISHA: RAMA POLITIKE TERRORI MBI DEPUTETET
“Zoti Rama ka vendosur që të fuqizojë në këtë parti krahun miliarder. Po të marrësh Asllan Dogjanin, ai ishte një ish-polic nuk kam dëgjuar të ketë pasur shkallë inkriminimi, por miliarder nuk ishte ai. Për të terrorizuar Partinë Socialiste e nisi me Kukësit, kur ia preu atij kokën imagjino që për Erion Bracen s’ja ndjen fare. Po bën prerje kokash, shkoi gjeti Celibashin për t’i prerë kokën Gramoz Rucit. Kjo është një politikë terrori mbi deputetët, është miliarderizim i PS. Unë do paraqes deputetët e qarkut, jo të kap një këtu një aty pa bërë të paqenë të gjithë listën. Rama po përgatit humbjen e radhës dhe mbijetesën nëpërmjet bojkotit të parlamentit”, deklaroi Berisha.

REFERENDUMI, BERISHA: RAMA I LUTUR T’I VOTOJE 3 LIGJET

I pyetur nga gazetarja e televizionit A1 REPORT! se nëse pas deklaratave të Fyles dhe trojkës së ambasadorëve do të kishte një tërheqje të qeverisë për Referendumin e 3 ligjeve, kryeministri u përgjigj se ka një ftesë të hapur ndaj liderit të opozitës për t’i votuar në çdo kohë ligjet. “

“Nëqoftëse zoti Rama nuk do referendumin, është i lutur të vijë të votojë ligjet dhe siç kam deklaruar në Parlament jemi të gatshëm ti votojmë në çdo kohë. Urojmë që zoti Rama mesazhin e Fyles, dhe të ambasadorëve Sequi apo Arvizu, të mos e interpretojë si thirrje për të mos votuar ligjet, por për ti votuar. Zoti Rama duke punuar për pas qershorin, ju deklaroi shqiptarëve se miqtë tanë evropianë dhe amerikanë, nuk po më kërkojnë njohjen e rezultatit. Rama u thotë socialistëve se nuk do njohim rezultatin, por ai e lexon kokëposhtë thirrjen. Ka të bëjë me interpretime sipas interesit të deklaratave. Por mirë është të marrësh tërësinë e tyre. Pse nuk e merr tërësinë zoti Rama. Nuk e merr pasi e ndjen veten të pafuqishëm për të fituar”, deklaroi shefi i mazhorancës

FRROKU ME KUPOLEN E POLICISE, BERISHA: NGA FOTOT RAMA DEL KREU I “HAKMARRJES PER DREJTESI”
Gjatë takimit me gazetarët, shefi i mazhorancës, i pyetur nga A1 REPORT komentoi edhe foton e të akuzuarit për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, biznesmenit Arben Frroku me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Berisha tha se foto është bërë në një kohë që Frroku nuk ka pasur asnjë aktivitet kriminal, ndërsa theksoi se Ministria e Drejtësisë ka nisur një hetim për lidhjen që mund të ketë policia me Frrokun. Duke nënvizuar se nisur nga fotoja në fjalë u bë një politizim primitiv, Berisha akuzoi liderin e opozitës se nëse do të niseshim thjesht nga fotot ai do të dilte kreu i lëvizjes “Hakmarrja për Drejtësi”.

“Është foto e bërë më parë..skam qoftë edhe indon më të vogël se ky zotëria ka pasur aktivitet kriminal. Ky ka qenë president i Tërbunit. Ti them unë Nikolinit mos bëj foto? Nëse ju mendoni se një foto e bërë kohë më parë në një kohë kur ai nuk ka pasur asnjë aktivitet kriminal, kjo pastaj është një politizim primitiv dhe i padenjë për ata që e bëjnë. Ministria ka bërë një hetim dhe ky hetim do të zbardhë gjithçka, nëse ka lidhje që s’duhet të ketë apo jo. Nga fotot Edi Rama del jo anëtar, po kryetar i lëvizjes “Hakmarrja për Drejtësi”. Po të nisemi nga lejet e ndërtimi, ai del kryetar i saj”, tha Berisha.

BERISHA: PERMES REFORMAVE SHQIPERIA PERBALLOI KRIZEN
Duke theksuar sërish se Shqipëria e ka përballuar me sukses krizën që ka prekur eurozonën, tha se ekonomia shqiptare ka njohur rritje duke shmangur rënien e vendit në recesion.

“E thirra këtë takim me ju për t’ju njohur nga afër me paketën e re të reformave të mëdha që do miratojë këto ditë qeveria shqiptare. Është një opinion botërisht i konsoliduar se Shqipëria përballoi me sukses krizën e borxheve dhe euros që ka pllakosur Eurozonën dhe vendet e tjera, por në veçanti dy partnerët kryesorë Italia dhe Greqia. Duke pasur sistemin bankar, banka bija të vendeve të Eurozonës, duke pasur dy partnerët kryesorë Italinë e Greqinë mendohej që Shqipëria do ishte viktimë e saj por kjo nuk ka ndodhur. Kriza e vendeve fqinjë ka pasur pasqyrim në ekonominë shqiptare, por nuk ka arritur ta gjunjëzojë ekonominë tonë, në vitet më të vështira të krizës ekonomia shqiptare nuk ra në koncesion, ruajti rritje ekonomike nga 3 në 4 %”, u shpreh kryeministri Berisha para gazetarëve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia