Pas tre muajsh izolim, për herë të parë artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit rikthehen para publikut në sheshin "Skënderbej", në Ditën Botërore të Muzikës (21 qershor).
Sopranoja Dorina Selimi interpretoi arie operistike, një kuartet harqesh luajti muzikën klasike, por edhe artistët e Ansamblit të Këngëve edhe Valleve sollën muzikë të njohur popullore shqiptare për publikun rastësor.
“Po e shijoj performancën live edhe programin në monitor. Një iniciativë shumë pozitive”.
Në rreth 500 karrige pas një ore performancë live publiku në distancë nga njëri tjetri qëndroi për të shijuar edhe në monitorin e madh të vendosur në shesh shfaqjen "Të gjithë e duan Agim Krajkën. I realizuar më herët nga Teatri i Operës, duke sjell kontributin e Krajkës në ansambël për 30 vjet, por edhe këngët fort të dashura për publikun, si "Kafe Vlora" apo "Kënga e Gjyshes".
“Muzika është një element shumë i domosdoshëm në jetën e njeriut, ka në qendër të shkuarën, të tashmen edhe të ardhmen, prandaj është domosdoshmëri për më shumë aktivitete të tilla”.
“Një iniciativë shumë pozitive, sidomos pas COVID 19. Duhet që të ketë më shumë aktivitete të tilla. Njerëzit kanë nevojë për to”.
Dita Botërore e Muzikës u festua për herë të parë në vitin 1982 në Francë, kur ish ministri i Kulturës, Jack Lang, evidentoi se edhe pse numëroheshin mbi 5 milionë francezë, që luanin një instrument muzikor, koncertet mungonin. Ai zgjodh datën 21 qershor dhe kjo datë u përcaktua si një festë kombëtare për Francën, por pas vitit 1985 u deklarua si festë edhe për Europën, edhe tashmë festohet në vende të ndryshme.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2860
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VENDIMI/ Pension i posaçëm për 15 personalitete! Mes tyre Muharrem Hoxha, Eva Alikaj dhe Frederik Ndoci (LISTA)
3 Janar, 21:52
-
Opera italiane, trashëgimi e UNESCO-s
7 Dhjetor 2023, 11:40
-
70-vjet histori! Teatri i Operas feston me Beethoven
28 Nëntor 2023, 16:10
-
Kolonia ‘Ditët e Mios’, në qytetin jug-lindor të Shqipërisë 51 mjeshtra të telajos! Artistët nga Maqedonia e Veriut: Korça është frymëzim
29 Tetor 2023, 16:28
-
Violinisti Daniel Vlashi çel sezonin koncertor të Orkestrës Simfonike me Mozart
16 Shtator 2023, 08:52
-
Shqipëria, Italia e Sllovenia, të bashkuara në një operë! Eksodi i ’91-shit e melodia e cyrlës dyjare në katedrale
6 Shtator 2023, 15:52
-
Fest në Opera! Artistët mbyllin sezonin me 14 mijë vizitorë, Voshtina: Jeni shpirti i këtij tempulli! Sipari: Synojmë që ky Teatër të jetë një nga perlat e Evropës
1 Shtator 2023, 15:04
-
Koleksioni 'Vasil Koçi', 833 fotografi me imazhe të artistëve dhe veprave të realizmit socialist
3 Qershor 2023, 22:53
-
Skënderbeu bën bashkë artistët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pas Tiranës vepra u shfaq edhe në Prishtinë
18 Maj 2023, 21:54
-
Teuta, zonja që na pret në 'Opera'! 22 vjet në Teatër: Është shtëpia ime e dytë! Rrëfen sjelljen e artistëve dhe të politikanëve spektatorë: Ja, i preferuari im!
30 Mars 2023, 19:27
-
Jeta me sytë e Marcellos, artistit të rrugës që ka shëtitur botën: Marr energji nga njerëzit, por s'mungon paragjykimi se performon zbathur
18 Mars 2023, 07:55
-
‘4 Stinët’, zëri i Reshat Arbanës, i bashkohet notave të Vivaldit në ‘Opera’! Mbesa e tij, rrëfen ‘kërcimin’ e natyrës me të rinjtë e Shkollës së Baletit
20 Janar 2023, 14:47