KAVAJË- Fotoja e arrestimit të Alfred Lushës, të hajdutit të pulave, nuk mund të harrohet lehtë...Në Komisariat, ai u paraqit me pulat që sapo i kishte vjedhur, mirëpo ishte kujdesur që t'i sistemonte mirë në trup që mos t'i iknin. Ai i kishe futur brenda xhiboksit të tij të zi, i cili ishte grisur për shkak të peshës së madhe të pulave, tre i mbante në njërën anë dhe dy të tjerat në anën tjetër.

Alfred Lusha, personazhi që vidhte pulat nga kotecet e fshatrave në Kavajë, ishte kthyer në makthin e banorëve të zonës. Para se të hynte në një kotec pulash dhe të vidhte 5 pula, Lusha kishte hyrë në një banesë duke mundur të marë një biçikletë. Biçikletën më pas në ikje e sipër, e kishte braktisur në një kanal, e cila u gjend një ditë më pas nga policia lokale, duke ia kthyer mjetin pronarit të ligjshëm.

Pritet që ditën e nesërme, prokuroria e Kavajës të kërkojë caktimin e masës së arrestit në burg për Alfred Lusha, të akuzuar për “Vjedhje”. Kjo masë arresti kërkohet edhe për faktin se Lusha rezulton i dënuar disa herë për “Vjedhje”. Ai u kap nga policia lokale në ikje e sipër nga koteci i pulave ku me vete kishte marrë 5 pula.