Muzika, baleti, piktura dhe letërsia u gërshetuan në tre netë magjike të Festivalit të Muzikës Internacionale në Korçë, i cili përmbylli edicionin e pestë këtë vit në Ishullin e Maligradit në Prespë.
Ideatore e festivalit, sopranoja Inva Mula i konsideroi netët të larmishme ku publiku e gjen veten në rryma të ndryshme artistike. Për artisten Mula, Mik Festival arriti të përcillte mesazhin se arti i vërtetë është universal.
“Ky ishte një edicion jubilar, i cili shënoi dhe e konsolidoi MIK Festival dhe tregoi dhe njëherë që arti i vërtetë nuk ka kufij as në gjini, as në gjuhë, është universal dhe është gjuha më e bukur, gjuha e muzikës", tha Inva Mula.
Edicionit jubile të repertorit të këtij viti nuk i munguan dhe performancat artistike të violinistes Juljana Laska dhe artistes greke Katerina Kitrou e cila performoi në harpë.
“Është një kënaqësi. Ishte një punë e mirëfilltë për të përshtatur programin e harpës së madhe, në një harpë më të vogël kontemporane”, shprehet Kitsou.
“Jemi shumë të lumtura dhe të nderuara që e madhja Inva Mula dhe Mik Festival na besoi këtë pjesë të festivalit. Të luajmë në këtë vend me ambient të brendshëm edhe ne në skenë u përlotëm”, tha violinistes Juljana Laska.
“Teatri Andon Zako Cajupi”, Hani i pazarit të vjetër në Korçë, Shtëpia Muze e Sterjo Spases dhe Ishulli i Maligradit në Pustec ishin 4 destinacionet kryesore ku u zhvillua edicioni i pestë i MIK Festival, ku për 3 netë me radhë artistë vendas dhe të huaj interpretuan për publikun artdashës korçar.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.7%
Vota total: 1433
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Devoll/ Vijon të jetë ende aktiv zjarri në malin e Moravës, forcat zjarrfikëse në terren
14 Mars, 11:04
-
Këngë e valle në Ersekë, qytetarët mblidhen për të festuar Ditën e Verës
14 Mars, 10:24
-
Qytetet mirëpresin 'Ditën e Verës', koncert festiv në Elbasan, në Korçë ndizen zjarret tradicionale të ardhjes së pranverës (VIDEO)
13 Mars, 20:00
-
Devoll/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në malin e Moravës, 7 zjarrfikës në vendngjarje, erërat e forta favorizojnë përhapjen e zjarrit
13 Mars, 19:43
-
Shtohen pakënaqësitë ndaj Berishës, kandidatja largohet nga lista e hapur në Korçë
13 Mars, 14:03
-
PS publikon emrat për Qarkun e Korçës, zv.ministrja Kuko vend në listë të sigurt
12 Mars, 20:15
-
E rëndë në Maliq, motori përplas për vdekje këmbësorin e moshuar, plagoset edhe drejtuesi! Policia nis hetimet (VIDEO)
12 Mars, 19:31
-
Zbulohen emrat e kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur të PD-së për Qarkun Korçë, Berisha rendit të tretin më të votuarin e primareve
12 Mars, 18:05
-
Mban ‘gjallë’ artizanatin, Rama ndan historinë e sipërmarrëses nga Voskopoja: Ëndërr e kthyer në realitet falë vendimit për t’u kthyer në vendlindje
11 Mars, 17:09
-
Korçë/ Përndjekje, zjarrvënie, kalim i paligjshëm kufiri dhe ndërtim pa leje, 5 persona nën akuzë dhe një në kërkim
10 Mars, 11:05
-
Ndihmoi emigrantë të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet në Tepelenë 32-vjeçari i shpallur në kërkim
9 Mars, 13:47
-
Personazh/ Mësuesi në pension, Ali Sadikaj shërbeu një jetë në arsim: Boja e shkrimit të nxënësve, më e rëndësishme se gjaku i dëshmorëve
7 Mars, 16:28