Në qershor të vitit 2019, në Krastë të Bulqizës u raportua një ngjarje që tronditi jo vetëm komunitetin atje por të gjithë opinionin publik.

Një fëmijë 6-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi një 27-vjeçar e qëlloi me automatik dhe 3 plumba e kanë prekur fëmijën në pjesën e fytyrës.

27-vjeçari Jetmir Koxheri qëlloi me armë në drejtim të shtëpisë së 6-vjeçarit pas një konflikti që kishte pasur me babain e tij.

Ditën e sotme Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar 25 vite burgim Jetmir Koxherin për akuzën e 'vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë'.

Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar me 30 vite burg.

Arma e krimit