Bulqizë/ Zihet në lokalin e fshatit, 27-vjeçari i shkon në banesë dhe lëshon breshëri kallashnikovi, i plagos në gjumë fëmijën (VIDEO)
Një fëmijë 6-vjeç është qëlluar mëngjesin e sotëm me breshëri kallashnikovi në Krastë të Martaneshit, ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Arrestohet autori.
BULQIZË - Një fëmijë 6-vjeç është plagosur në mesnatë me automatik në Krastë të Martaneshit, teksa ishte në gjumë. Autor i kësaj ngjarje është një 27-vjeçar, Jetmir Koxherri nga Bulqiza, i cili më herët ishte zënë në një lokal rreth orës 01:15 të mëngjesit me babain e 6-vjeçarit, një burrë me inicialet H.Rr.
Ai u arrestua pas ngjarjes nga forcat e policisë, ndërsa e gjitha nisi pas konfliktit në lokal. I riu më tej është larguar nga lokali ka marrë armën automatike dhe ka shkuar në banesën e burrit duke qëlluar me breshëri. Plumbat kapën në fytyrë dhe trup djalin 6-vjeçar të tij i cili ishte në gjumë.
Fëmija është transportuar fillimisht në spitalin e Dibrës, ndërsa më pas me helikopter në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar, pasi është në gjendje shumë të rëndë. Në konfliktin në lokalin e fshatit Krastë ishte përfshirë edhe një person tjetër me inicialet Sh. P.
Report Tv sjell pamjet e momentit të arrestimit të të riut. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, që në fund u plagos 6-vjeçari. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke vijuar hetimet.
Arma e përdorur nga autorie sekuestruar nga policia
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:12
Qëlloi me breshëri fëmijën në gjumë pas sherrit me të atin, kapet i riu (VIDEO)
Report Tv sjell pamjet e momentit të arrestimit të të riut Jetmir Koxherri 27-vjeç, i cili qëlloi me armë drejt banesës së H. Rr. ndërsa plumbat kapën djalin e tij 6-vjeç në fytyrë dhe pjesët e tjera të trupit.
U qëllua në gjumë me breshëri, mjeku: Fëmija kishte plagë në fytyrë dhe trup (VIDEO)
Mjeku i spitalit të Dibrës, Agron Mezegjiu tregoi për Report Tv gjendjen që kishte ardhur fëmija dhe plumbat që kishte marrë në fytyrë dhe pjesët e tjera të trupit, ndërsa theksoi se gjendja u stabilizua.
"Fëmija erdhi rreth orës 01:00 i plagosur me armë zjarri, kishte një plagë të madhe në fytyrë dhe një plumb i ngelur mbrapa qafës, kishte një dëmtim në kyç dhe një plagë të madhe në kofshën e djathtë, kishte edhe një plagë në bazën e hemitoraksit të majtë që mund të ishte rikoshet.
U shtrua në spital, gjendja u stabilizua, rreth orës 07:00 u lajmërua gjendja në Tiranë, erdhi helikopteri dhe e mori. Megjithatë gjendja mbetet problematike, pasi mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale" tha mjeku.
E maskarenj qe vret femijen ne gjume per nje dacke! E popull idjot qe zihesh per leket e Sal bythqirit dhe monika gojores!
Përgjigju
Shqiptari: 19/06/2019 12:09
Ku je o enver hoxha se ti ja paske dit ktij populli
Përgjigju
Erik: 19/06/2019 11:58
Sherim sa me te shpejte djalit te vogel, keqardhje per kusuret qe po heq. Njerezve u ka marre koka ere, ne burg te kalbet bastardi.
Përgjigju
Arbër: 19/06/2019 09:43
Ah litarë o litarë ...
Përgjigju
Kafsha: 19/06/2019 09:36
Bajgeri e gjallë primitiviteti!
Përgjigju
Ku po vemi: 19/06/2019 08:59
Keto jan armet qe na i la peshqesh Saliu.. Tani do te na jap akoma ca te tjera keshtu te shuhemi fare sì komb...mbase u vret zoti per ate qe po i beni ketij populli...
Përgjigju
malokeria: 19/06/2019 08:45
trimat e shqypnis.VETEM burra nuk quheni ore fare e keqe po e shkaterroni shqiperine
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
Po
71.6%
Jo
20.7%
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3997
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
Fshatarë!
PërgjigjuZoti e shpetoft kutemi per femijen e pafajshem
PërgjigjuE maskarenj qe vret femijen ne gjume per nje dacke! E popull idjot qe zihesh per leket e Sal bythqirit dhe monika gojores!
PërgjigjuKu je o enver hoxha se ti ja paske dit ktij populli
PërgjigjuSherim sa me te shpejte djalit te vogel, keqardhje per kusuret qe po heq. Njerezve u ka marre koka ere, ne burg te kalbet bastardi.
PërgjigjuAh litarë o litarë ...
PërgjigjuBajgeri e gjallë primitiviteti!
PërgjigjuKeto jan armet qe na i la peshqesh Saliu.. Tani do te na jap akoma ca te tjera keshtu te shuhemi fare sì komb...mbase u vret zoti per ate qe po i beni ketij populli...
Përgjigjutrimat e shqypnis.VETEM burra nuk quheni ore fare e keqe po e shkaterroni shqiperine
Përgjigju