
Adriana Kalaja nga selia e Rithemelimit bëri thirrje për lirimin e të arrestuarve për protestën para Bashkisë së Tiranës, duke thënë se ata janë ndaluar nga patronazhistët civilë me urdhër të kryeministrit Rama dhe ministrit Balla.
“Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe terrorin policor ndaj të rinjve protestues dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre. U shprehim atyre solidaritetin e plotë të PD dhe mirënjohjen e thellë për pjesëmarrjen në betejën pa kthim kundër kryehajdutit të Tiranës Veliaj, dhe për qëndrimin e tyre burrëror e të pamposhtur para falangave te krimit me uniforme të krerëve te narkoshtetit Rama-Balla.
Patronazhistët e Rilindjes kanë tentuar të marrin me forcë disa prej protestuesve. Pa shenja identifikimi, të veshur civilë dhe me makina personale ata janë vënë në ndjekje të protestuesve”, u shpreh Kalaja.
Lajmi kryesor:
Rithemelimi e PL molotov e dhunë në protestën para bashkisë së Tiranës, 3 të arrestuar! Tedi Blushi e Klevis Balliu në hetim, edhe Noka organizator (EMRAT)
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.5%
-
Pak
83.9%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 322
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shabani: Biznesmeni afër PD e këshilltari i opozitës po grabisin pronat e banorëve në Shkodër! Kulluri: Opozita pronare e gjysmës së kullave në Tiranë (Ironizon dhe Nokën)
26 Mars, 17:49
-
'Deputeti u hoq nga lista!....' Rama ironizon Klevis Balliun i paralajmëron fundin me bufin e kënetës
26 Mars, 09:38
-
Adriatik Doçi: Koalicioni i madhështorëve, Kujtim Gjuzi mori 2 vota si kandidat për deputet, përfytyroni si do ishte qeveria e Lapajt
25 Mars, 21:09
-
Ylli Pata: Pse argumenti BE është kthyer në ankthin e fushatës së Berishës
24 Mars, 20:30
-
Blushi uron Metën: Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë tënde
24 Mars, 18:12
-
Kryeministri Rama ironizon Klevis Balliun me bufin e kënetës: Ky është program, s’ke ça thua fare (VIDEO)
23 Mars, 19:45
-
PD vijon të gënjejë shqiptarët, Noka nga Italia: BE shtyu pa afat negociatat (por Brukseli përgënjeshtroi Berishën)
23 Mars, 17:30
-
Mero Baze: Pse Berisha po humbet qetësinë nga dueti komik Rama–Basha?
23 Mars, 07:15
-
Skënder Minxhozi: Katastrofa paraelektorale e Sali Berishës
22 Mars, 20:11
-
Blushi denoncon: Rama ka fryrë administratën me 400 patronazhistë para zgjedhjeve të 11 majit! Kujdes me firmat, do mbani përgjegjësi
22 Mars, 16:54
-
Berisha mashtrim 'madhështor' për të 'vjedhur' fondet e shtetit! Fut kandidatët e PD me siglën e aleatëve që të 'vjelin' KQZ-në
22 Mars, 12:54
-
U la jashtë listave, Dash Sula flet me emra: Gatuajnë thashethemnajën për Berishën! Ata më bënë gjënë më të madhe
21 Mars, 07:00