TIRANE - Dhuna e përdorur gjatë protestës së një dite më parë (19 prill 2024) dhe molotovët që skuqën hyrjen kryesore te bashkia e Tiranës nga grupi i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, nuk kaluan pa u vënë re nga policia. 3 prej tyre u arrestuan, 4 po hetohen në gjendje të lirë, Tedi Blushi, Klevis Balliu, Enri Vrenozi dhe Dardan Bardhi. Ndërsa 8 u shpallën në kërkim. Ata janë Avni Tobli, Rubin Dashi, Artan Muçmata, Joni Hoxha, Besim Ziri, Besar Gjeçaj, Erjon Prenga dhe Alfred Pellumbi.

Blutë e Tiranës njoftojnë se Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj, të dy 18 vjeç, u arrestuan në flagrancë për përdorim të lëndëve piroteknike, në këtë rast të molotovëve të hedhur drejt godinës së bashkisë, ndërsa Franc Kaloshi, 35 vjeç, për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë. Organizatorët e kësaj proteste, sipas bluve, ishin Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, nën drejtimin e të cilëve është tentuar të çahet kordoni i policisë, moment kur ka ndodhur edhe konfrontimi fizik dhe janë hedhur sende të forta dhe molotov.

Pas përfundimit të protestës ekspertët e kriminalistikës mblodhën në vendin e ngjarjes të gjitha provat, mes të cilave u sekuestruan si prova materiale objekte dhe sende të hedhura nga protestuesit, të cilat u dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike. Policia administroi pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e tyre për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Hedhja e dhjetëra molotovëve rrezikoi jetën e policëve që ishin aty për të garantuar rendin dhe sigurinë e protestës. Noka, Balliu dhe Blushi, referuar edhe pamjeve filmike, patën rol nxitës te protestuesit për të çarë kordonin, pasi vetë hapën gardhin metalik të vendosur para policëve. Në lidhje me tubimin që eskaloi në përdorim të zjarrit, reaguan në bllok ambasadat kryesore të akredituara në Tiranë. Selitë diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Britanisë së Madhe, Italisë dënuan dhunën në protestë, sipas të cilëve nuk ka vend në një shoqëri demokratike, por përgëzuan profesionalizmin e Policisë së Shtetit për menaxhimin me sukses të situatës së paprecedentë.

Të arrestuar 
1- Kevin Vidrica
2- Bernard Metaliaj
3- Franc Kaloshi
Në hetim në gjëndje të lirë
1- Tedi Blushi
2- Klevis Balliu
3- Enri Vrenozi
4- Dardan Bardhi
Në kërkim 
1- Avni Tobli
2- Rubin Dashi
3-Artan Muçmata
4- Joni Hoxha
5- Besim Ziri
6- Besar Gjeçaj
7- Erjon Prenga 
8- Alfred Pellumbi                                                                                                                                                                                                                                                                                                                             

 

Njoftimi i Policise

Në lidhje me protestën e organizuar ditën e djeshme, më datë 19.04.2024, në orën 11.00, përpara Bashkisë Tiranë, thirrur nga Aleanca për Teatrin, e cila filloi në orën 11.00 me fjalime dhe përgjithësisht e qetë, në momentin që ka marrë fjalën shtetasi B. K., në drejtim të portës hyrëse të Bashkisë Tiranë, janë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike artizanale (molotov).

Pas kësaj një grup protestuesish, në drejtimin e shtetasve F. N., K. B., T. B., dhe të personave të tjerë, kanë tentuar të çajnë kordonin e Policisë, në portën tjetër të Bashkisë, nga krahu i sheshit "Skënderbej", dhe gjatë këtij momenti ka patur konfrontim midis protestuesve dhe punonjësve të Policisë.

Pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë, të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.

Për përdorim të lëndëve piroteknike (molotov) janë arrestuar në flagracë shtetasit K. V., 18 vjeç, dhe B. M.,18 vjeç.

Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve, të cilët kanë hedhur dhe kanë përdorur lëndë piroteknike (molotov).

Për ushtrim dhune ndaj punonjësve të Policisë është arrestuar shtetasi F. K., banues në Lushnjë.

Janë proceduar ne gjendje të lirë shtetasit K. B., T. B., E. V., D. B. Po punohet për kapjen e shtetasve A. T., R. D., A. M., J. H., B. Z., B. Gj., E. P., dhe A. P. Gjithashtu janë administruar pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e pamjeve për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Shishet me molotov e sekuestruar para bashkise se Tiranës, pas protestës 19 prill 2024

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 15:58
    3 protestues në pranga për dhunën te Bashkia, Rithemelimi: Terror policor, të lirohen

    1713621418_kalaja.jpg

    Adriana Kalaja nga selia e Rithemelimit bëri thirrje për lirimin e të arrestuarve për protestën para Bashkisë së Tiranës, duke thënë se ata janë ndaluar nga patronazhistët civilë me urdhër të kryeministrit Rama dhe ministrit Balla.

    “Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe terrorin policor ndaj të rinjve protestues dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre. U shprehim atyre solidaritetin e plotë të PD dhe mirënjohjen e thellë për pjesëmarrjen në betejën pa kthim kundër kryehajdutit të Tiranës Veliaj, dhe për qëndrimin e tyre burrëror e të pamposhtur para falangave te krimit me uniforme të krerëve te narkoshtetit Rama-Balla.

    Patronazhistët e Rilindjes kanë tentuar të marrin me forcë disa prej protestuesve. Pa shenja identifikimi, të veshur civilë dhe me makina personale ata janë vënë në ndjekje të protestuesve”, u shpreh Kalaja.