3 protestues në pranga për dhunën te Bashkia, Rithemelimi: Terror policor, të lirohen

3 protestues në pranga për dhunën te Bashkia, Rithemelimi: Terror policor, të lirohen

1713621418_kalaja.jpg

Adriana Kalaja nga selia e Rithemelimit bëri thirrje për lirimin e të arrestuarve për protestën para Bashkisë së Tiranës, duke thënë se ata janë ndaluar nga patronazhistët civilë me urdhër të kryeministrit Rama dhe ministrit Balla.

“Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe terrorin policor ndaj të rinjve protestues dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre. U shprehim atyre solidaritetin e plotë të PD dhe mirënjohjen e thellë për pjesëmarrjen në betejën pa kthim kundër kryehajdutit të Tiranës Veliaj, dhe për qëndrimin e tyre burrëror e të pamposhtur para falangave te krimit me uniforme të krerëve te narkoshtetit Rama-Balla.

Patronazhistët e Rilindjes kanë tentuar të marrin me forcë disa prej protestuesve. Pa shenja identifikimi, të veshur civilë dhe me makina personale ata janë vënë në ndjekje të protestuesve”, u shpreh Kalaja.


Lajmi kryesor:

Rithemelimi e PL molotov e dhunë në protestën para bashkisë së Tiranës, 3 të arrestuar! Tedi Blushi e Klevis Balliu në hetim, edhe Noka organizator (EMRAT)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot

Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot