Vëzhgimi i Report Tv/ Asnjë kontroll pas tragjedisë në Vilë-Bashtovë! Plazhet pa vrojtues! Administratori në pranga, por plazhi privat nuk mbyllet

As një tragjedi e tillë, me 3 jetë të humbura të dy djemtë e babait të tyre, nuk mjafton që shteti të veprojë. Në Vilë Bashtovë, plazhin ku Elvis Halilaj 50 vjeç dhe djemtë 13 dhe 17 vjeç u mbytën në detin me dallgë e gropa thithëse, stacioni i plazhit është i hapur, pa asnjë rrethim nga autoritetet shtetërore. Lokali i drurit nuk është i kyçur, shezlongjet janë të hapura, por atë që shteti nuk ka bërë për ti bllokuar, përgjigjen ua kanë dhënë pushuesit. Report Tv ishte në plazhin privat të tragjedisë këtë të hënë, dhe askush nuk e frekuenton këtë stacion.

Masa që policia mori ishte arrestimi i administratorit të stacionit të plazhit 34-vjeçarin Pëllumb Nika. Nëse ky plazh do të kishte vrojtues plazhi, ndoshta sot nuk do të ishim duke folur për tragjedi. Në plazh, si për tu tallur me shtetin dhe me pushuesit, është vetëm një kullë vrojtimi, e cila vetëm në një vend me çudira, mund të jetë pa shkallë për tu ngjitur në të.

Administratori ankohet nga policia për sigurinë e munguar ndaj pushuesve pa roje bregdetare, pa sinjalistika për rreziqet apo kufizim me bova të hapësirës ujore.

Shumë pranë këtij stacioni, një tjetër biznes privat në plazhin e Vilë bashtovës nuk ka as kullë dhe as roje bregdetare. Ajo që vërehet 24 orë pas tragjedisë është mungesa e forcave policore dhe atyre bashkiake për të ushtruar kontrolle tek operatorët turistik. Këtu gjejmë disa pushues.

Ndërsa një turist nga Hungaria tha për Report Tv se njerëzit nuk duhet të rrezikojnë që të lahen kur deti është i trazuar.

“Unë nuk i lë fëmijët e mi më larg se 10 metra nga bregu, sepse e di sa mund të notojnë ata apo dhe unë vetë. Kemi parë që ka roje vrojtuese  dhe sinjalistikë, por nuk na hyjnë në punë, sepse duhet të jemi vet të përgjegjshëm. Për mua plazhi këtu është i sigurt dhr nuk ndjehem i rrezikuar as unë dhe as për fëmijët nuk e shoh si problem.”- ka deklaruar pushuesi Hungarez.

Vija bregdetare e Vilë-Bashtovës, në 80% të hapësirës së saj, është plazh publik që administrohet nga bashkia e Rrogozhinës, ndërsa pjesa tjetër, plazh privat që administrohet nga pronarët e lokaleve e restoranteve.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!