Nga të gjitha historitë e fatit që kanë dalë gjatë Luftës së Parë Botërore, këto 3 histori janë më të veçantat për ushtrinë britanike, tre ushtarët i kanë bërë bisht vdekjes pasi në xhepat e tyre kanë pasur objekte si Bibël, aparat fotografik, apo edhe një bilbil.
Historitë e Wilfrid Bush, Ralfe Whistler and Joseph Clucas publikohen pas 100 vitesh pas fillimi të luftës.
Jeta e Wilfrid Bush u shpëtua nga bibla e xhepit që ai kishte me vete. Plumbi që kishte shënjestruar zemrën e Ralfe Whistler kapi në aparatin e tij, ndërsa bilbili i Joseph Clucas devijoi plumbin duke i shpëtuar jetën.
I shpëtuar nga Bibla
Ditëgjati nuk bëhet ditë shkurtër thotë një shprehje e vjetër dhe kjo vlen akoma edhe më tepër për historinë e Wilfrid Bush.
Ai i mbijetoi luftës falë devotshmërisë së tij krishterimit, pasi 2 plumba që i ishin drejtuar kraharorit të tij u ndaluan nga bibla që ai kishte në xhep.

Ai u rrëzua pa ndjenja në fushë betejën e Ypres në Belgjikë dhe me një vrimë në mburojën e tij. Ai u nxor nga shokët e tij të cilët pandehën se kishte marrë një plagë vdekjeprurëse, por u çuditen kur gjetën në plumb të ngecur në bibël dhe shenjat e plumbit tjetër që kishte bërë rikoshet duke kaluar nga klavikula e tij. Ai vdiq në moshën 76-vjeçare në vitin 1960.

Plumbi devijohet nga bilbili
Joseph Clucas ishte duke luftuar në Francë në vitin 1914 kur u qëllua nga një plumb i armikut, por fati ishte me të atë ditë pasi plumbi u devijua nga bilbili që mbante me vete.

Por fati i tij nuk e ndihmoi ushtarin nga Liverpuli në vitin 1917 në betejën e Ypres ku ai mori një plagë vdekjeprurëse nga një shpërthim duke ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare.

Shpëtoi nga aparati fotografik
Ralfe Whistler i cili ishte plagosur dy herë më parë dhe ishte rikthyer në luftë për të tretën herë u qëllua disa herë nga një armë, por plumbat që i kishin shënjestruar zemrën u ndaluan nga një aparat fotografik xhepi të asaj kohe.

Por fati nuk ishte më me të kur ai u rikthye për herë të katërt në luftë duke u vrarë në vitin 1914 në Arras të Francës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com