3 vajza të mitura u denoncuan të humbura në Dibër. Kanë qenë vetë familjarët të cilët kanë denoncuar në polici se tre vajzat janë larguar nga banesa dhe nuk kanë pasur kontakt me to prej disa orësh.

Menjëherë është bërë shpallja në kërkim e vajza dhe të treja janë gjetur në Tiranë. Ato janë dërguar në Komisariatin numër 1 dhe merren në pyetje në prani të psikologut.

Ende nuk dihen arsyet përse vajzat, e identifikuara me inicialet XH.H; A.H; O.P, janë larguar nga banesa dhe si kanë ardhur në Tiranë.