3 vite burg për Stresin, këngëtari e merr lehtë

3 vite burg për Stresin, këngëtari e merr lehtë
Këngëtari Arkimend Lushaj, i njohur me emrin Stresi, duket se do të bëj tre vjet burg. Kështu të paktën ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda. Stresi akuzohet për “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ai sëbashku me katër persona të tjetër, kanë kërkuar 25 mijë euro nga regjisori Leonard Bombaj, të cilin e akuzojnë se ka bërë seks me një të mitur. Në konkluzionet përfundimtare prokurori Ardian Nezha u shpreh se 15-vjeçarja me inicialet A.XH. është bërë shkaku i këtij konflikti mes Leonard Bombaj dhe të pandehurve Arkimed Lushaj, Rolado Kurtin, Elis Bashën dhe personin tjetër të identifikuar së fundi me emrin Sevastian Kallabaku të njohur ndryshe me nofkën “Arusha”. Sipas të dhënave të Prokurorisë, vajza 15-vjeçare ka deklaruar gjatë komunikimit të akuzës se nuk e kishte kërcënuar regjisorin Bombaj edhe pse ai e kishte përdhunuar disa here në ambientet e studiove “Sirea Film”. Duket se ky lajm nuk i ka bërë përshtypje Stresit, pasi nëpërmjet një statusi në Facebook, ai i kërkon fansave të tij të ndjekin në 18 maj në gjysëm finalen e Top Festit.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna