3-vjeçarja e verbër, familja apel: Na
ndihmoni ta kurojmë jashtë vendit

3-vjeçarja e verbër, familja apel: Na<br />ndihmoni ta kurojmë jashtë vendit
Ajo është vetëm 3 vjeç. Ka humbur njërin sy për shkak të sëmundjes së saj dhe ajo që rrezikon ende është verbimi i plotë. Së bashku me familjen jetojnë në fshatin Drenovë të Mallakastrës.

Prindërit e saj kërkojnë ndihmë që të ndërhyhet për të shpëtuar syrin e djathtë. Duhet të jetë ndërhyrje me rrezatim. Mjekët në Tiranë i kanë thënë që të kurohet jashtë Shqipërisë, por situata financiare e prindërve të saj nuk e mbulon dot shpenzimin.

"Kam vajzën tre vjeçe, të sëmurë me retinoblastome ilaterale. I kam bërë të gjitha kimioterapitë në Tiranë, çdo vizitë çdo gjë por tani doktoreshat kanë hequr dorë sepse duhet ta çojmë jashtë shtetit për t’i bërë rreze dhe me këtë problem vjaza ka tre vjet që po lufton", ishin fjalët e nënës së vajzës që rrezikon verbimin.
 
Prindërit e saj Gentiani dhe Vjosana, kërkojnë mbështetje financiare që të mbulojnë shpenzimet. Ata kanë trokitur kudo por ndihmë nuk kanë marrë prej askund. 

"Unë kërkoj nga shteti të më ndihmojë me vajzën që ta nxjerrim jashtë shtetit, të bëjë rreze, të paktën të shpëtojë njërin sy, se tjetri iku por të mbetet njëri të paktën. Të ketë dhe ajo mundësi të jetojë nesër, me një sy që të shikojë pak", vijon më tej nëna. 

Të shohësh një fëmijë 3 vjeç vetëm me një sy, dhe që rrezikon edhe syrin tjetër është e dhimbshme. Ndaj prindëit bëjnë apel qeverisë që ti mbështesin, ti mbulohen shpenzimet për shpëtimin e syrit të vogëlushes.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'