POGRADEC- Sheshi i “Trëndafilave” në Pogradec këto ditë është shndërruar në një “bienale” për artet pamore. Artistë nga të gjitha vendet e Ballkanit, si Maqedonia e Veriut, Kosova apo edhe e vende të tjera të Europës, performojnë çdo ditë për artdashësit, duke pikturuar në telajo Një ndër artistet, që ne takojmë, është piktorja Kasiopeja Naumoska nga Maqedonia e Veriut. Ajo na rrëfen procesin e punës, dhe frymëzimin që merr teksa thith ajër nga qyteti i poetit të mirënjohur Lasgush Poradeci.
“Ishte sfidë e madhe për mua që sivjet të marrë pjesë në kolonin e artit në Pogradec. Duke pikturuar me teknikat që unë punoj në gurë dhe kanavacë, kisha nderin që të jem e ftuar në këtë aktivitet që morën pjesë dhe muzikantët shqiptarë. Kjo më bëri që të kem një frymëzim më të madh dhe të bëj këtë performancë para publikut. Nuk doja që të eksperimentoj diçka të re, por çdo pikturë ka një mesazh të vetin, kësaj here kam trajtuar fjalët dhe muzikën më telajo”, shprehet Kasiopeja Naumoska.
Teksa, të paktë kanë qenë artistët që ngarkesat negative të shkaktuara nga pandemia Covid 19 i kanë mposhtur me art, organizatori Saimir Ahmeti, na tregon se veprat më të mira të 30 artistëve do t’i dhurohen galerisë së Arteve në Pogradec
“Artistët këtu qëndrojnë një javë. Njihen me vendin, edhe pastaj zgjedhin temat që trajtojnë në telajo. Pasi të përfundojnë performancat, do të çelet një ekspozitë dhe më pas, tablot më të mira do t;i dhurohen galerisë së qytetit”, thotë organizatori Saimir Ahmeti.
Aktiviteti është i konceptuar në tre pjesë, në dy prej të cilave artistët do të pikturojnë në natyrë.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.9%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 558
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ortaku i dhëndrit të Berishës dhe financuesi i Syri TV betonizon parkun natyror të Drilonit dhe Tushemishtin! PD hesht!
22 Mars, 18:36
-
Rama inspekton tunelet që do lidhin Librazhd-Elbasan: Brenda vitit shohim dritë në fund të tunelit, kur kaluam Murrizin nuk na ndalon më asgjë! Do zhvillojë edhe turizmin
19 Mars, 11:57
-
Borë në pranverë, zbardhet malësia e Korçës! Pjesa tjetër nën shi, temperatura deri në 0 gradë celsius (VIDEO)
18 Mars, 09:49
-
Pogradec/ Automjeti përplas një person me biçikletë në Qafë Plloçë, dërgohet në spital
17 Mars, 12:55
-
Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 29-vjeçari në Pogradec
17 Mars, 12:07
-
Aksident në aksin Pogradec - Qafë Thanë/ Mjeti përplas për vdekje këmbësorin 55- vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja, identifikohet dhe shpallet në kërkim (VIDEO)
16 Mars, 19:02
-
Vora i falet një goli, Flamurtari 'poker' në udhëtim! Besa fiton në Pogradec, rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë
15 Mars, 16:14
-
Përkujtohet 138-vjetori i Mësonjëtores së Pogradecit! Bashkia: Po negociojmë me pronarët për ta kthyer në muze
14 Mars, 14:37
-
Korçë/ Përndjekje, zjarrvënie, kalim i paligjshëm kufiri dhe ndërtim pa leje, 5 persona nën akuzë dhe një në kërkim
10 Mars, 11:05
-
Personazh/ Mësuesi në pension, Ali Sadikaj shërbeu një jetë në arsim: Boja e shkrimit të nxënësve, më e rëndësishme se gjaku i dëshmorëve
7 Mars, 16:28
-
Pogradec/ Byrektorja përfshihet nga flakët, dyshohet rrjedhje gazi
7 Mars, 10:41
-
Shpërdoroi detyrën, GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish-kreun e Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri, i konvertohet në 2 vite shërbim prove
27 Shkurt, 16:00