Corleone është një ndër personazhet më të komentuar të showbizit për jetën private dhe luksoze. Gjithashtu është komentuar gjatë dhe për faktin se në mars të këtij viti ai u arrestua nga policia për kanosje dhe ngacmim të prindërve.
Për këtë arsye ai u dërgua në psikiatri ku qëndroi 30 ditë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike. Gjykata i caktoi masë të detyrueshme të vizitave në Qendrën e shëndetit Mendor në Gjilan.
Së fundmi ai i është rikthyer jetës normale dhe është shumë aktiv në rrjetet sociale por mesa duket i kanë vjedhur Instagramin pasi ka shkruar: "Ka qenë i hakuar, nëse keni pëlqime dhe komente në profilet tuaja, nuk kemi qenë ne". Dukshëm mund të vini re dhe ndryshimin që ai ka bërë në pamje.

(Vali Corleone ndryshon pamjen)



Komente
Komento