30% e vijës bregdetare të 
Lezhës do të jetë plazh publik

30% e vijës bregdetare të <br />Lezhës do të jetë plazh publik
30% e vijës bregdetare të Lezhës do të jetë plazh publik, për tu frekuentuar nga pushuesit pa asnjë pagesë.

Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj,i cili bën të ditur se plazhi publik është zhvendosur në zonën ku qëndrojnë autobusët që transportojnë pushuesit.

"Hapësirat  publike ekzistojnë nuk janë në qendër të Shëngjinit  sepse në qendër gjithmonë ka pak elitë por gjithsesi afër qendrës hapësirat janë pak më shumë se sa të nevojshme  publike. Unë do të kujtoj pushuesit Lezhjan edhe për plazhin e talës ka goxha hapësira sepse duhet të pranojmë të gjithë se plazhet ndahen  në një plazh elitë  dhe në një plazh publik", shprehet Frrokaj. 

 Gjithashtu Bashkia po punon për vendosjen e tabelave orientuese që pushuesit vendas apo të huaj, të mund të informohen lehtësisht.

Sipas kryetarit të Bashkisë  Frrokja, këto ndërhyrje, sidomos për plazhet publike erdhi si pasojë ankesave të shumta të bëra nga pushuesit për zbatimit e plazhit nga subjekte private.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Raporti I KE-së, Zhupa: Liria e Medias një nga pjesët më të zeza! Do propozoj gjoba më të larta për zytarët që nuk japin informacion

Raporti I KE-së, Zhupa: Liria e Medias një nga pjesët më të zeza! Do propozoj gjoba më të larta për zytarët që nuk japin informacion