Dashi
Do keni shumë keqkuptime sot në jetën tuaj në çift dhe nuk do kaloni një ditë fort të bukur. Partneri do jetë edhe më kokëfortë se ju, prandaj po nuk bëtë lëshime gjërat do marrin tatëpjetën. Për beqarët do ndodhë një takim i jashtëzakonshëm. Në planin financiar mos bëni çmenduri sepse do pendoheni me vonë. Ruajeni gjendjen sa më të stabilizuar.
Demi
Ditë shume e qetë, madje me tepër sesa duhet kjo e sotmja për të dashuruarit. Herë pas here edhe mund të mërziteni duke mos provuar asnjë lloj emocioni. Beqarët do jenë të përqendruar në një çështje me rëndësi në jetën e tyre, por një person i shfaqur papritur do i bëjë të mendojnë edhe për dashurinë. Gjendja financiare do jetë goxha delikate.
Binjakët
Prania e partnerit do jetë shumë e rëndësishme për ju gjatë kësaj dite. Ai do ju mbajë gjithmonë pranë dhe do ju dashurojë ashtu si vetëm ai di. Beqarët do ëndërrojnë më shumë sesa duhet dhe realiteti mund t’iu duket edhe më zhgënjyes. Me financat mos u tregoni impulsiv, por mundohuni te mblidhni disa para për te ardhmen. Do iu duhen.
Gaforrja
Pas një periudhe te turbullt dhe me debate ne jetën tuaj në çift, sot do rikthehet entuziazmi dhe harmonia. Do bëni edhe me tepër për njëri-tjetrin. Beqarët do kalojnë një ditë të këndshme edhe pse nuk do gjejnë princin e kaltër. Ata nuk kanë kërkuar me ngulm krijimin e një lidhjeje. Në planin financiar duhet me patjetër të kufizoni shpenzimet që t’ia dilni.
Luani
Zjarri i pasionit do rindizet sërish gjatë kësaj dite për ata që janë në një lidhje. Gjithçka do ju duket si një ëndërr sepse kënaqësitë do jene të pafundme. Beqarët do vazhdojnë njohjen me dikë që kanë takuar para pak kohësh. Ende nuk ka ardhur koha për të filluar një lidhje. Për financat mos iu besoni aspak njerëzve të huaj sepse do gaboni rëndë.
Virgjëresha
Pasioni në çift do shtohet edhe më shume gjatë kësaj dite. Do ndiheni mjaft mirë ne krahët e atij që doni dhe as që do iu shkoje në mendje ta trëdhtoni. Në fakt të shumtë do jenë ata që do iu joshin. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë dhe te përfitojnë sa të mundnin nga ftesat që do iu bëhen. Me financat do jeni realistë dhe nuk do keni as vështirësinë më të vogël.
Peshorja
Pas një periudhe të vështirë për jetën tuaj në çift, më ne fund do i zgjidhni problemet në çift dhe do jeni disi më të qetë. Do dini edhe të kërkoni falje. Beqarët nuk do jenë në ditën më të mirë të mundshme për të filluar një histori dashurie. Mos bëni asgjë vetëm se ju thonë të tjerët. Në planin financiar mund të kryeni edhe investime dhe situata do mbetet e qëndrueshme.
Akrepi
Nuk do mungojnë as debatet dhe as momentet interesante gjatë kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Gjithsesi mbrëmja do mbyllet e qetë dhe e ngrohtë. Beqarëve do iu duhet te bëjnë zgjedhje të vështira sepse mundësitë për takime do jene të shumta. Në planin financiar nuk do keni vështirësi për shkak të ndihmës së disa familjareve. Do ndiheni të qetë.
Shigjetari
Po nuk toleruat dhe po kërkuat me ngulm të dalë e juaja në jetën tuaj në çift, do keni goxha probleme me partnerin. Kujdes! Do bëni shumë persona për vete sot juve që jeni në një lidhje, por më pas do keni dyshime për zgjedhjen që duhet të bëni. Dëgjojini edhe këshillat e miqve. Sektori i financave do jetë shume pozitiv, madje mund te hiqni edhe disa para mënjanë.
Bricjapi
Mundohuni të jeni më të kuptueshëm me partnerin tuaj sot sepse përndryshe ai mund te kërkojë strehim tek dikush tjetër. Mos u mërzitni më pas nëse ngeleni vetë. Beqarët ka shumë mundësi të dashurohen me persona të divorcuar dhe me fëmijë. Financat fatmirësisht nuk do kenë vështirësi, përkundrazi gjendja për disa do përmirësohet.
Ujori
Ata që kanë kaluar një fazë të vështirë do ndihet disi me te qete gjatë kësaj dite. Nuk do jeni me nervoze pasi çdo gjë do e keni sqaruar njëherë e përgjithmonë me partnerin. Beqarët do kenë me shumë fat se kurrë në dashuri dhe më në fund do e ndryshojnë statusin. Në planin financiar do jeni shumë të kujdesshëm dhe do arrini të ruani një gjendje shumë të mirë.
Peshqit
Partneri do iu bëjë deklarata të forta gjatë kësaj dite dhe do iu kërkojë te merrni edhe disa vendime te rëndësishme. Mendohuni mire para se te vendosni. Beqarët do jenë më të duruar dhe do presin çastin e duhur për te filluar një lidhje. Ne planin financiar do ndërmerrni rreziqe, por në fund do arrini ta përmirësoni goxha gjendjen.
Komente







