"PARIS - Ndërsa nga informacionet e para gjatë pengmarrjes në supermarket nga Amedy dhe gruaja e tij Hayat thuhej se ishin vetëm 6 pengje, pas ndërhyrjes së policisë u pa se numri i tyre ishte disa herë më i madh.
30 klinentë të dyqanit, të gjithë hebrenj, ishin të mbyllur në supermarketin ku dy terroristët, Amedy dhe gruaja e tij Hayat kishin marrë peng.
Ata kanë ndenjur në temperaturën -3 gradë celcius për 5 orë duke u mbështjellë të gjithë bashkë për të qëndruar të ngrohtë.
30 personat kishin hyrë për të blerë në supermarket kur dëgjuan të shtënat me armë, ata u futën menjëherë në dhomën frigoriferike duke u lutur që terroristët mos t’i gjenin.
Një nga blerësit, 36-vjeçari Johan Dorre, baba i katër fëmijëve mundi t’i telefononte një shokut të tij dhe t’i tregonte se ata ishin të bllokuar dy kate më poshtë, nga kati ku 6 persona mbaheshin peng nga terroristët.
Johan dhe të tjerët ishin të tmerruar e ata do zbuloheshin nga terroristët u detyruan të grumbullohen së bashku si kafshë të frikësuara për të shmangur hipotermin tha Jakob Katorza per "Daily Mail" pak minuta pasi mori vesh se nipi i tij lirua pa padëmtime.
Sipas Jacob, i cili nuk i përmban dot lotët, thotë se falë zotit asnjë nga fëmijët e tij të vegjël nuk ishte me Johan kur kjo ndodhi.
"Në të shkuarën, 7,000 hebrenj kanë ikur nga Franca dhe pas kësajmund të largohen qindra të tjerë. Nuk jemi më të sigurtë në Francë. Nuk ka më të ardhme për hebrenjtë në Francë. Jemi të mbaruar po ndenjëm këtu”, e mbyll rrëfimin e tij Jacob, ende nën terrorin e asaj që ndodhi në supermarketin, i cili ndodhej në një lagje të komunitetit hebraik dhe që njihej si supermarketi i hebrenjve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com