63 protestues kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë, pasi u arrestuan për aktet e dhunshme që kanë përfshirë kryeqytetin.

Për 5 persona, Gjykata ka marrë edhe masat e para, duke lënë 2 prej tyre në 'detyrim paraqitje' dhe 3 të tjerë në 'arrest me burg' për 21 ditë.

Ndaj tyre rëndojnë disa akuza, nga “Goditja për shkak të detyrës”, Kundërshtim i policisë, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, deri te “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Vetëm një ditë më parë, 18 protestues të tjerë dolën para gjykatës. Vetëm njëri, Abdullah Thaçi, u la në burg, pasi ka dyshime se ka vjedhur kartat bankare gjatë sulmeve në një institucion financiar.

Për 6 të tjerë, gjykata vendosi masën  arrest shtëpie, mes të cilëve Klevi Metaj, student që u prangos te dera e Ministrisë së Arsimit pasi u përlesh i vetëm me 6 efektivë. 11 protestues të tjerë, po hetohen në gjendje të lirë me masën detyrim paraqitje.

Ndërkohë, për protestën e djeshme në Tiranë, policia arrestoi edhe 10 persona të tjerë, ndërsa 22 po hetohen në gjendje të lirë. Të arrestuarit janë të moshave nga 18 deri në 37 vjeç, mes tyre një vajzë 18-vjeçare dhe një shtetas amerikan, Julien Williams. Sipas policisë, ata u kapën duke qëlluar me gurë dhe sende të forta drejt efektivëve dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke shkaktuar dëmtime te punonjësit e policisë, në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.

Protestuesit që dalin në Gjykatë për masë sigurie

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:28
Aktet e dhunës dje në protestë/ 10 të arretsuar në Tiranë, mes tyre edhe një amerikan! 22 të tjerë në hetim (EMRAT)

1792226241_protestatkunderqeverise.jpg

10 persona u arrestuan nga policia për protestën e djeshme, ndërsa 22 po hetohen në gjendje të lirë

Sipas policisë, të arrestuarit janë nga mosha 18 vjec deri në 37 vjec, mes të cilëve është edhe një vajzë 18-vjeçare dhe një shtetas i huaj, amerikan. Julien Uilliams.

Në një njoftim zytar policia thotë se këtë persona janë kapur “duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore”.

Gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, janë dëmtuar 8 punonjës policie.

EMRAT E TË ARRESTUARVE
Julien Williams

Njoftimi i Policisë

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit, K. B., 20 vjeç; L. L., 18 vjeçe; J. Ë., 37 vjeç; M. J., 28 vjeç; R. B., 30 vjeç; E. Xh., 23 vjeç; E. B., 19 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. S., 20 vjeç dhe K. B., 18 vjeç;

-u proceduan penalisht 22 shtetas.

Këta shtetas janë kapur duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.

Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 8 punonjës Policie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme