30 kile heroinë kapet biznesmeni
Agim Pisha dhe shoferi
Kapet sasi rekord heroine në Durrës

30 kile heroinë kapet biznesmeni<br />Agim Pisha dhe shoferi<br />Kapet sasi rekord heroine në Durrës
Një sasi rekord heroine prej 30 kg është sekuestruar gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premte në portin e Durrësit. Kjo është sasia më e madhe e lëndës narkotike e llojit heroinë e kapur në Durrës.

Lënda narkotike është gjetur e ngarkuar në një kamion tip "Skania" me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186, të ngarkuar me lëndë drusore, i cili kishte për destinacion Italinë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, Aurel Kryemadhi, 45 vjeç, banues në Elbasan dhe administratorin e kompanisë “Pisha” Agim Pisha.

Droga është zbuluar gjatë kontrollit të mjetit me skaner, ndërsa ishte e fshehur në tavanin e karrocerisë.

Lënda narkotike është gjetur e paketuar në 52 pako me peshë rreth 30 kg e llojit heroinë.

Sipas policisë, tregtimi i druve drejt shtetit fqinj ishte si kamuflim për të fshehur sasinë e konsiderueshme të heroinës.

Droga nga Turqia
Lënda narkotike e zbuluar nga skanerat doganorë në Durrës, mendohet se ka mbëritur nga Turqia në Maqedoni dhe më pas ka hyrë në Shqipëri, duke tentuar ta trafikojnë atë në Itali.

Dyshimet e policisë flasin për një grup tëg strukturuar kriminal që e disponon këtë sasi droge, i cili vepron në zonën e Durrësit, Shijakut dhe Elbasanit.Për momentin policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë arrestuar dy persona, shoferin Aurel Kryemadhi dhe biznesmenin Agim Pisha.

Të dy janë marrë në pyetje, por asnjëri prej tyre gjarë dëshmisë, kanë pohuar se nuk kanë pasur dijeni për prezencën e lëndës narkotike në kamion.

Arrestimi i Pishës një vit më parë
Një vit më parë, në dhjetor të 2015 policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pyjet”, në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga 3 persona,të cilët akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”,“Fshehje e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në kuadër të luftës, kundër trafikimit të paligjshëm të lëndëve drusore, u arrestuan dy doganierë dhe administratori i një firme. Sipas policisë të arrestuarit janë shtetasit: Indrit Cenaj, 36 vjeç, me detyrë doganier kontrolli fizik, pranë Degës Doganore Elbasan, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Namik Idrizi, 56 vjeç, me detyrë agjent-doganier, pranë shoqërisë “Ujori”në Elbasan, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumenteve”. Agim Pisha, 46 vjeç, me detyrë administrator i subjektit “Pisha SH.P.K.”Elbasan, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumentëve” të tre, banuesa në Elbasan.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në bazë të informacioneve të marra, në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e Punonjësve të Policisë, në datë 21 dhjetor 2015,në Pogradec, në vendin e quajtur “Enkelana” dy mjeteve tip kamion trajler, të cilët ishin të ngarkuar me 60 m 3, lëndë drusore, rezultoi se agjenti doganor, shtetasi Namik Idrizi dhe shtetasi Agim Pisha, kanë dokumentuar të dhëna të rreme, në deklaratën e eksportit të këtyre dy mjeteve.

Nga hetimet e kryera, rezulton se dy mjetet tip Kamion Trajler, me targa: Mjeti i parë : AA126 IS koka dhe EL 2511C trajleri, me drejtues shtetasin G. H, Mjeti i dytë: AA453 DJ koka dhe ACR944 trajleri, me drejtues shtetasin R. M, po e transportonin, këtë sasi, në drejtim të shtetit Grek.Ndërsa doganieri, shtetasi Indrit Cenaj,në kundërshtim me ligjin,nuk ka kryer kontrollin fizik,të këtyre mjeteve.”-bëri të ditur policia e Korçës.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar