Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë, për 35 të dënuarit për trafikim të paligjshëm. Shkalla e Parë e GJKKO dënoi me 190 vite burg 35 trafikantët e 7 grupeve kriminale.
Emrat e personave dhe dënimet e kryera: Ardian Corri 8 vite; Luan Qyrku 7 vite; Eno Mucollari 6 vite; Ardian Gurakuqi 6 vite e 4 muaj; Zaim Hysenbelliu 7 vite; Arben Kajaçi 6 vite; Genci Osmanaj 5 vite 4 muaj; Oltjan Serani 4 vite; Tanush Prenga 5 vite 4 muaj; Liri Muçollari 4 vite; Fuat Zaimi 5 vite 8 muaj; Nikolin Priska 4 vite, Ylber Rama 4 vite, Haki Tarja 4 vite; Bedri Bendaj 6 vite; Erenik Avdylli 4 vite; Nik Bushi 5 vite 8 muaj; Kolë Vushaj 7 vite e 4 muaj; Emiljan Sinjari, 4 vite; Alfred Kalaj 8 vite; Mhill Zefi 6 vite; Nosh Volaj 5 vite e 4 muaj; Prel Gjelaj 5 vite e 4 muaj; Sokol Duli 6 vite e 8 muaj; Euglen Dushku 4 vite; Leonora Dushku 4 vite Roza Frroku 4 vite; Blerim Brahimi 5 vite 4 muaj; Luigj Shtinja, 5 vite 4 muaj; Esat Cakoni 4 vite burg; Fatos Muja 5 vite 8 muaj; Kreshnik Muja, 5 vite 8 muaj; Artur Karaj, 6 vite,Kristian Zallinaj 5 vite e 4 muaj; Mensur Selami, 6 vite.
Operacioni u zhvillua në 2019! Nga 30 mijë dollarë për një dërgim në SHBA dhe në 10 mijë paund për në Britani e 5-10 mijë euro për vendet e BE-s ishin pagesat që të interesuarit i detyroheshin grupit kriminal.