TIRANE - Një muaj pasi Gjykata e Apelit nuk e liroi duke lënë në fuqi arrestin me burg, ish-ministri i Punës Spiro Ksera nën hetim për shpërdorim detyre dhe vjedhje kërkon lirinë nga një tjetër gjykatë.
Ksera ka depozituar një kërkesë për lirim të menjëhershëm nga burgu në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë.
Më 18 shkurt Apeli nuk e liroi Kserën nga burgu dhe pse ky i fundit argumentoi se nuk do t'i shmanget hetimeve dhe nuk do të largohej nga Shqipëria.
Ksera u ndalua me urdhër të prokurorisë së Tiranës pasi dyshohet se në bashkëpunim me ish-zyrtar të Ministrisë së Punës që ai ka drejtuar ka abuzuar me fondet publike në vlerën e 30 milion lekë.
Ksera e ka mohuar akuzën dhe nga seanca në apel për ReportTv do të deklaronte se ndalimi dhe procesi hetimorë ndaj tij ishte me qëllime politike.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com