TIRANE - Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 30 qershorit ka nxjerrë një kandidat i cili nuk ka mundur të marrë asnjë votë të vetme, madje as votën e tij.
Bëhet fjalë për Partinë Konservatore të Kujtim Gjuzit, i cili në tabelën përfundimtare të votimeve rezulton pa asnjë votë.
Kreu i kësaj partie është braktisur nga koservatorët, dhe si duket nuk ka votuar as për veten ose e ka shitur votën.
Kujtim Gjuzi mori mandatin si kandidat i fundit në listën e Durrësit duke kandiduar në zgjedhjet e 30 qershorit.