30 Qershori/ Vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në Berat, Devoll e Fier, s'ka incidente

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar punën me shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Edhe ditën e sotme ka nisur shpërndarja e fletëve dhe kutive të votimit për 30 qershorin nga KQZ-ja për në KZAZ-të. Ditën e sotme materialet zgjedhore janë  shpërndarë në KZAZ nr. 64 në Berat që ndodhet në pallatin e kulturës së këtij qyteti.

Baza materiale për zgjedhjet ka mbërritur edhe në KZAZ e Devollit, ku nuk janë raportuar incidente gjatë marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore edhe pse bashkia e Devollit i kërkoi KQZ  të zhvendose KZAZ nga ambientet e Qendres Kulturore te Femijeve. Ndërkohë baza materiale është shpërndarë edhe në KZAZ numer 57 dhe 58 në Fier. 

Materialet për zgjedhjet lokale janë shoqëruar nga mjete të ushtrisë dhe forca të policisë. Ndërsa një ditë më parë ato janë shpërndarë në qytetin e Vlorës, Krujës, Korçës, Elbasanit, Lushnjes. Në qendrat e KZAZ-ve problematike në bashkitë e drejtuara nga opozita pritet që fletët e votimit të shpërndahen vetëm një ditë para zgjedhjeve me 29 qershor, nën shoqërinë e masave të rrepta policore.

Nga ana tjetër KQZ ka njoftuar se nuk do të bëjë ndryshime të qendrave të votimit në bashkitë e djathta, pavarësisht insistimeve dhe protestave nga ana e opozitës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë